“Policia Kufitare” po kryen një operacion të specializuar kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në territorin e rajonit të Bllagoevgradit, njoftoi korrespondentja e BNR-së, Keti Trençeva. Objekti i aksionit përfshin fusha me kanabis në vende shumë të paarritshme në pyll, kryesisht zona të shpyllëzuara, kështu që kanabisi është i vështirë për t'u dalluar.
Deri më tani janë gjetur pesë fusha të tilla. Më shumë se 600 kilogramë kanabis, i cili është në lulëzimin e tij dhe do të jetë gati për t'u korrur pas rreth një jave, pritet të asgjësohen. U ngritën 8 akuza, 14 procedime paraprake, 8 persona u ndaluan.
Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, në qytetin Smoljan është asgjësuar që nga fillimi i vitit 1 ton kanabis jeshil. Për muajin gusht, sasia është afër një ton e gjysmë. Ndër aksionet e suksesshme të “Policisë Kufitare” është ai në Ruse, ku u zbulua një serë e madhe droge, si dhe hashashi i destinuar për eksport, i kapur në “Kapitan Andreevo”.GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Në Rodopet në dhjetor, kaq shumë borë nuk ka rënë në 10 vitet e fundit. Duke pasur parasysh kushtet e shkëlqyera të dimrit dhe reshjet e dendura të..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..