Një nga iniciativat emblematike të Bibliotekës së Kryeqytetit - fushata verore "Bibliotekat e Gjelbra" për të promovuar leximin që në fëmijërinë e hershme, për të komunikuar dhe për të tërhequr lexues të rinj, mbahet për të nëntën herë në parqet e Sofjes. Për tetë sezone, fushata “Bibliotekat e Gjelbra” ka tërhequr 60 mijë vizitorë, 7800 lexues të saporegjistruar. Ndërsa iniciativa "Merr, lexo, kthe" mblodhi gjatë 4 viteve të fundit pothuajse 4000 libra të rinj të dhuruar nga banorët e Sofjes - në kuadër të nismës, adhuruesit e librit mund të lënë librin e tyre të lexuar në shtëpitë e librave në vende të njohura në kryeqytet dhe të marrin një libër, i lënë nga një tjetër para tyre.
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..