Pas suksesit të të ashtuquajturave biblioteka të gjelbra në sipërfaqet e gjelbra të kryeqytetit këtë vit dhe vitin e kaluar, tani janë në modë edhe ato në mal. Cili është mali – kuptohet Vitosha. Atje afër pesë shtëpive malore ndodhen pesë shtëpi të vogla për libra, kurse adhuruesit e leximit mund të njihen me disa prej titujve më të rinj në fondin e Bibliotekës së Kryeqytetit, e cila organizon “lexim të gjelbër”. Përveç kësaj të gjithë, që dëshirojnë, mund të marrin falas kartë biblioteke. Si lindi ideja për bibliotekat e gjelbra në Sofje, si dhe për ato në Vitosha?
“Biblioteka e Kryeqytetit është biblioteka më e madhe publike në Bullgari, me mbi një mln vëllime librash, piktura, muzikë etj – tregon drejtoresha e bibliotekës Julia Cinzova. – Këto janë resurse të mëdha. Kemi një bazë shumë të pasur të dhënash, përfshi këtu të tilla elektronike angleze dhe amerikane. Tashmë kemi platforma digjitale. Për ne është me rëndësi të madhe se ky resurs i madh mund të përdoret nga sa më shumë sofjanas. Prandaj gjatë disa viteve të fundit Biblioteka e Sofjes organizoi shumë fushata, shumë iniciativa, disa prej të cilave janë shumë atraktive, që të tërheqim interesin kryesisht të të rinjve ndaj leximit. Sigurisht që më e rëndësishmja për ne është që ata të shfaqin interes edhe ndaj Bibliotekës së Kryeqytetit, sepse leximi në biblioteka është i rëndësishëm për suksesin personal të të gjithëve, sidomos të të rinjve. Prandaj vitin e kaluar organizuam një bibliotekë në park. Sivjet iniciativa zhvillohet për herë të dytë, sepse ato patën një sukses të madh verën e kaluar.”
Nisma u gërshetua me paraqitjen e titujve të rinj dhe interesantë. Disa autorë të njohur bullgarë u takuan me publikun e ri. Një klub muzikor u tregoi fëmijëve se si luhet në instrumente klasike. Nga ana e vet Biblioteka e Kryeqytetit do të organizojë një ekspozitë të madhe me piktura në Degën e saj për Fëmijë dhe Adoleshentë. Interesi ndaj shtëpive të vogla gjithashtu është i madh, vë në dukje zonja Cinzova. Biblioteka ka marrëveshje me Parkun Natyror “Vitosha” për mirëmbajtjen e disa bibliotekave të vogla atje, ku ka kushte për lexime malore. Ndaj shtëpive tashmë ka një interes të madh nga ana e turistëve.
“Pse e organizuam këtë iniciativë? Sepse gjatë disa viteve të fundit vëzhgohet një interes më i madh në Bibliotekën e Kryeqytetit ndaj temave të natyrës, ekologjisë, pastërtisë së ajrit, problemeve globale ekologjike – vë në dukje Julia Cinzova. – Për shembull të rinjtë janë shumë të ndjeshëm ndaj mënyrës së shëndetshme të të ushqyerit, si dhe ndaj ushqimeve “bio”. Përveç librave kushtuar kësaj tematike, ne kemi siguruar libra poetësh dhe tregime të shkurtra, përfshi këtu të gjuhëve të huaja, sepse del se adhuruesit e malit janë adhurues edhe të poezisë.”
Çfarë pasurish disponon Biblioteka e Kryeqytetit?
Gjatë disa viteve të kaluara ajo grumbullonte dhe ruante vëllimet më të rralla dhe të vlershme. Një pjesë e madhe prej tyre, rreth 20 mijë, janë dhuruar. Edhe sot e kësaj dite biblioteka vazhdon të marrë dhurata, përfshi këtu dhurata të fiseve të vjetra të Sofjes. Këto dhurata janë para se gjithash libra, por ka edhe karta dhe piktura shumë të vlershme. Ndër dhuratat e fundit janë Bibla e burrit të shtetit Konstantin Stoillov. Biblioteka disponon edhe koleksionin e tij privat prej rreth 12 mijë vëllimesh dhe shënimet e tij. Biblioteka disponon një dhuratë të Zëvendëskryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit dr. Todor Çobanov – letërsi në gjuhën gjermane. Bashkëshortja e dramaturgut dhe poetit të njohur bullgar Ivan Radoev – Nadezhda, i ka dhuruar Bibliotekës një pjesë prej bibliotekës familjare. Poeti Kirill Hristov i ka dhuruar Bibliotekës libra me autografe të autorëve bullgarë...
“Disponojmë një pjesë të digjitalizuar të fondeve me art, përfshi këtu piktura, ato janë në sajtin tonë – shton zonja Cinzova. – Po marrim pjesë në një projekt të madh për digjitalizimin e shtypit periodik bullgar deri në vitin 1944 bashkë me bibliotekat në Plovdiv, Ruse dhe Veliko Tërnovo. Kemi një revistë të digjitalizuar “Serdika”. Presim hapjen e një qendre të madhe të digjitalizuar për 17 shtatorin (festën e Sofjes), si dhe prezantimin e një projekti të madh në kuadrin e një programi evropian bashkë me Institutin e Letërsisë dhe Muzeut Kombëtar të Letërsisë “Klasika Bullgare – dituri për të gjithë.” Bëhet fjalë për 13 poetë dhe shkrimtarë klasikë.”
Biblioteka e Kryeqytetit merr pjesë me shtypin periodik për fëmijë deri në vitin 1944, i cili gjithashtu tashmë është i digjitalizuar dhe do të jetë pjesë e këtij projekti të madh. Po vazhdon digjitalizimi i librave të vjetra dhe të rralla. Këtej e tutje pritet një program për digjitalizimin e të gjithë fondeve në bibliotekë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..