Bullgaria mori mbështetje të fortë për pranimin e saj në Shengen, Eurozonë dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) nga shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, si dhe nga ministrat e jashtëm gjerman dhe çek, Analena Baerbock dhe Jan Lipavsky. Kjo ndodhi gjatë bisedimeve me zëvendëskryeministren dhe ministre të punëve të jashtme Maria Gabriel në kuadër të takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në Toledo, kushtuar agresionit rus kundër Ukrainës dhe situatës në Niger dhe Sahel.
Gjatë forumit, Maria Gabriel theksoi rëndësinë strategjike të rajonit të Detit të Zi, si dhe rëndësinë e deklaratës së përbashkët të G-7 në mbështetje të Ukrainës dhe nevojën për më shumë përpjekje diplomatike për "Formulën e Paqes" të Presidentit Volodimir Zelenski. Në një takim me ministrin e jashtëm të Ukrainës Dmitro Kuleba, zëvendëskryeministrja bullgare shprehu solidaritetin e vendit tonë me Ukrainën dhe popullin e saj.Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..
Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski , presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..