Shumë fotografi të fshatrave të shpopulluara, të cilat shërbyen si vend për ndërtimin e disa prej digave në Bullgari prezantohen në ekspozitën “Trashëgimia e zhytur”. Ajo u përgatit nga shkencëtarë – etnologë, dhe mund të shihet deri në fund të shtatorit në sallën hyrëse të Institutit të Etnografisë dhe Folklorit me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Ekspozita është rezultat i një pune 4-vjeçare të etnografëve, folkloristëve dhe një gjeografi. Ky është një projekt kërkimor në shkallë të gjerë që mbulon më shumë se 70 vendbanime të mbetura brenda kufijve të më shumë se 20 digave. Ekipi në terren po studion mbetjet e fshatrave të shkatërruara, si dhe kujtimet dhe historitë e të shpërngulurve nga ato vende, të shpërndarë në pjesë të ndryshme të Bullgarisë.
“Zhytur” është thënë në mënyrë metaforike, sepse sigurisht që nuk u zhytëm me kostume uji për të kërkuar këtë trashëgimi. Përkundrazi, ne u përpoqëm të gërmojmë nga kujtimet e njerëzve historitë e tyre personale familjare, kujtimet e fshatrave të fundosura nën ujërat e ndonjë dige. Shumë shpesh ndërtesat publike në fshatra të tilla mbeteshin të paprekura. Prej andej lindën legjendat për thesaret e fshehura në to, për mustakët njeringrënës që i banojnë. Peshkatarët zakonisht tregojnë histori të tilla shumë interesante. Shumica e digave janë ndër projektet më të mëdha hidro-inxhinierike në Bullgari. Në to depozitohen vazhdimisht shtresa dheu dhe fundi ndryshon shumë, prandaj është e pamendueshme që kjo “trashëgimi e zhytur” të mbetej e ruajtur dhe e konservuar nën ujë. Dhe fotot që mund të shihen të varrezave të vjetra kryqet e të cilave dalin mbi ujin tregojnë në fakt mbetjet materiale më të ruajtura të fshatrave të dikurshëm. Vetëm ata kujtojnë se atje dikur valonte jetë.E gjithë kjo sugjeron një proces të pabarabartë të pastrimit të fundit të digës së ardhshme, sepse në disa vende varrezat u zhvendosën, por ka edhe të tillë ku ato mbetën pa u zhvendosur. Të tillë gurë varresh dalin pranë digës Kërxhali, Jovkovci, Ogosta, Zhrebçevo etj.”
Në fakt, tema e ekspozitës “Trashëgimia e fundosur” nuk përfundon në sallonet e Muzeut Etnografik në Sofje. Në vjeshtë, ajo do të zgjojë shumë kujtime dhe reflektime gjatë vizitës së saj tek mërgimtarët nga fshatrat e zhytura të Bullgarisë.
Dhe për shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave, fundi i këtij projekti është gjithashtu një pikënisje për atë të radhës – për fatin e fshatrave moderne të shpopulluara, të ngjashëm me atë të zhytura, por tashmë për një arsye krejtësisht të ndryshme kohore.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: iefem.bas.bg
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i..