Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 5 shtatorin

Na pret mot i ftohtë, në majat më të larta do të bjerë borë

Foto: BGNES

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit reshjet do të pushojnë. Ditën e martë vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen në zonat veriperëndimore, në pjesën tjetër të vendit do të jenë më të konsiderueshme. Në shumë vende në Bullgarinë Jugore dhe Lindore do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Në disa vende, kryesisht në malin Rodope dhe në rajonet juglindore, do të ketë breshër. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare, në pjesën lindore të vendit erë e përkohshme e fortë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 22° dhe 27°, në Sofje rreth 22°.

Do të mbajë mot kryesisht me vranësira në zonat malore. Në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në majat më të larta të Rillës dhe Pirinit reshjet do të jenë prej bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 12°, në 2000 m - rreth 7°.

Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në Detin e Zi. Në shumë vende do të ketë reshje shiu afatshkurtër, në bregdetin jugor - reshje të përkohshme intensive dhe shtrëngata. Ka kushte breshëri. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë 24°-27°, kurse ajo e ujit të detit - rreth 26°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.

Në Ballkan moti do të jetë me erë dhe me vranësira të ndryshueshme, në rajonet juglindore të gadishullit më shpesh të konsiderueshme dhe do të ketë reshje afatshkurtra dhe bubullima. Në Greqi do të ketë shtrëngata. Do të jetë 30 gradë në Stamboll, 28 në Bukuresht, 26 në Athinë dhe Beograd.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...

botuar më 25-02-07 7.35.MD

U arrestuan tre bullgarë për pjesëmarrje në një grup kriminal ndërkombëtar

Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..

botuar më 25-02-07 4.42.MD

Deputetët janë të ndarë për idenë e një kufiri të çmimeve

Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..

botuar më 25-02-07 4.27.MD