Duhet të luftojmë ndjenjën e mosndëshkimit për njerëzit që drejtojnë makina dhe të kërkojmë masa kundër shkelësve. Kështu deklaroi kryeministri Nikollaj Denkov pas takimit që mbajti lidhur me problemet e sigurisë rrugore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumë institucioneve – mes tyre të Prokurorisë, Asociacionit Kombëtar të Komunave, të deputetëve, prindërve të fëmijëve të vrarë në aksidente.
Pak ditë më parë, një djalë 15-vjeçar u përplas nga një shofer në gjendje të dehur në një rrugë këmbësore në qendër të Sofjes dhe u bë një tjetër viktimë e mosndëshkimit në rrugë.
Ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov shprehu qëndrimin kategorik se vdekja në rrugë e shkaktuar pas përdorimit të alkoolit apo drogës, madje vetëm me shpejtësi të tepruar, duhet cilësuar si vrasje me dashje.
Ndërkohë, qindra persona u mblodhën para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesën për kontroll më të rreptë në rrugë dhe zgjidhjen e problemit të shoferëve të dehur dhe të droguar.Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të NATO-s në Kosovë (KFOR). Ceremonia, në të cilën do të marrë pjesë shefi i mbrojtjes, admirali Emill..
Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...