Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 6 shtatorin

Mot i freskët me reshje shiu në ditën e festës së Bashkimit

Foto: arkiv

Gjatë natës, vranësirat do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Ditën e mërkurë në veri të Bullgarisë do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa në jug do të ketë vranësira të ndryshueshme, shpeshherë të konsiderueshme dhe në disa vende do të ketë reshje afatshkurtra. Do të fryjë e dobët, në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24° dhe 29°, në Sofje rreth 24°.

Në zonat malore vranësira do të jetë kryesisht e lartë dhe në shumë vende do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 16°, në 2000 m - rreth 10°.

Vranësirat mbi Detin e Zi do të jenë të ndryshueshme, në bregdetin jugor më shpesh të theksuara dhe do të ketë reshje afatshkurtra. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 25°-26°,  ajo e ujit të detit gjithashtu do të jetë 25°- 26°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.

Në pjesën veriore të Gadishullit Ballkanik do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në jug me vranësira kryesisht të konsiderueshme. Në Greqi do të ketë reshje shiu të konsiderueshme. Do të jetë 30 gradë në Stamboll, 29 në Bukuresht dhe Beograd, 28 në Athinë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bëjnë thirrje për t'iu bashkuar valës ballkanike të bojkotit tregtar

Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..

botuar më 25-02-05 9.01.PD

“The Economist” do të zhvillojë një forum kushtuar ekonomisë bullgare

Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..

botuar më 25-02-05 6.05.PD

Parashikimi i motit për 5 shkurtin 2025

Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-04 7.35.MD