Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Nikollaj Denkov: Fitoret më të mëdha arrihen edhe në rrugë paqësore

Nikollaj Denkov
Foto: BTA

Përfaqësues të Ushtrisë Bullgare marrin pjesë në festimet për shënimin e 138-vjetorit të Bashkimit në të gjithë vendin, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. 138-vjetori i Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore u festua solemnisht në Sofje, para mauzoleumit-eshtërore të princit Aleksandër I Batenberg. Kurora lulesh u dorëzuan nga kryeministri Nikollaj Denkov dhe ministri i mbrojtjes Todor Tagarev.

“Fitoret më të mëdha mund të arrihen në rrugë paqësore nëse i përdorim drejt metodat e diplomacisë, nëse gjejmë aleatë, nëse e dimë se për çfarë luftojmë dhe kemi një qëllim të përbashkët”, theksoi Denkov. Më pas, u mbajt ndërrimi e gardës përpara godinës së Presidencës.

Lexoni më tepër:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD

Prokuroria Evropiane kreu kontrolle në katër qytete për mashtrim të dyshuar me fonde evropiane

Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..

botuar më 24-11-22 1.15.MD
Rumen Radev

Investimet në njerëz dhe partneritetin janë çelësi për të ardhmen

Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..

botuar më 24-11-22 11.06.PD