Ka para për zonat e dëmtuara nga përmbytjet. Kështu deklaroi para gazetarëve ministri i financave Asen Vasilev pas takimit në Kuvendin Popullor me kryetarët e Komisionit për Buxhet dhe Komisionit për Siguri dhe Rend Publik. Sipas vlerësimeve paraprake, 12 ura kanë nevojë për riparim, krahas dëmeve të mbetura si pasojë e përmbytjeve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Për urat nevojiten 20 deri në 30 milionë leva, ndërsa Fondi i Fatkeqësive dhe Aksidenteve ka një rezervë të lirë prej mbi 60 milionë leva, theksoi Vasilev. Personeli ushtarak nga formacionet inxhinierie të Ushtrisë Bullgare po inspekton dhe vlerëson dëmtimeve të tri impianteve të urës. Gjatë 24 orëve të fundit, mbi 100 vullnetarë punuan në zonat e prekura.
Komisioni Evropian njoftoi se, me kërkesë të Bullgarisë, u ofroi autoriteteve bullgare të dhëna nga sistemi satelitor “Kopernik” për të vlerësuar situatën në zonat e prekura nga përmbytjet përgjatë bregut jugor të Detit të Zi në ditët e fundit. “Nëse një kërkesë për ndihmë merret më pas në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, ne do të bëjmë çmos për të ofruar ndihmën e nevojshme”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Baláš Ujvári.
Qeveria vendosi që 8 shtatori të jetë Ditë Zie Kombëtare për viktimat që humbën jetën në përmbytjet në komunën e Carevos më 5 shtator 2023.
Katër janë viktimat e përmbytjes në komunën e CarevosGjatë natës do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në vendet e izoluara në zonat malore dhe lindore do të bien reshje të shkurtra shiu..
“Bullgaria është e përgatitur për Shengenin dhe ne nuk e kuptojmë pse nuk është pjesë e kësaj hapësire.” Kështu deklaroi ministri i punëve të jashtme të Hungarisë Peter Sijarto në Bukuresht, ku mori pjesë në takimin e tetë në nivel të ministrave të..
Projekti për ndërtimin e njësive të 7-të dhe të 8-të në termocentralin bërthamor të Kozlloduit është strategjik për Bullgarinë dhe Evropën. Këtë e theksoi ministri në detyrë i energjetikës Vlladimir Malinov, gjatë vizitës së tij në Seul në një takim..
Ujëvara e Niagarës u ndriçua me ngjyrat e flamurit bullgar me rastin e Ditës së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Në faqen e..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pasdite do të shpërndahen vranësira grumbulluese, kryesisht në..
Ekspozita "Bashkimi - ngjarje dhe personalitete", e vendosur në Muzeun "Rilindja dhe Kuvendi i Madh Popullor" në qytetin Veliko Tërnovo, paraqes..