Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 8 shtatorin

E premte me diell me temperatura mesatare

Foto: BGNES

Gjatë natës do të mbajë mot kryesisht i kthjellët me rritje të përkohshme të vranësirave në rajonin Rilla-Rodope dhe me reshje shiu në disa vende. Në Bullgarinë Perëndimore ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Në gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të jenë më të konsiderueshme, vende-vende me reshje të dobëta shiu. Priten temperaturat maksimale ndërmjet 24° dhe 29°, në Sofje rreth 24°.

Në zonat malore vranësirat do të jenë më të konsiderueshme, më shumë orë me diell do të ketë në zonat ekstreme perëndimore. Në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu, kryesisht në Rodope dhe në pjesën lindore të Stara Pllanina. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 19°, në 2000 m - rreth 12°.

Në Detin e Zi dotë ketë vranësira të konsiderueshme dhe reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare, në rajonet jugore - erë përkohësisht e fortë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 24°-26° afër temperaturës së ujit të detit, kurse eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Respektimi i protokollit të sigurisë shpëtoi një studiues bullgar në Antarktidë

Gjatë kërkimeve shkencore gjeofizike në akullnajën Kondell në Antarktidë dhe në afërsi të bazës bullgare "Shën Kliment Ohridski", fizikani bërthamor Vasill Gurev ra në një të çarë të thellë akulli. Falë protokollit të sigurisë të ndjekur dhe..

botuar më 25-02-04 9.28.PD

Parashikimi i motit për 4 shkurtin

Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në pjesën jugore të vendit do të ketë vranësira më të konsiderueshme. Reshje të dobëta bore do të ketë..

botuar më 25-02-03 7.40.MD

Emigrantët dhe kontrabandistët nuk kanë asnjë shans në kufirin bullgaro-turk

Nis punën kontingjenti i përbashkët i oficerëve nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria, i cili do të forcojë sigurinë e kufirit të Bullgarisë me Turqinë, i cili tashmë është i jashtëm i Shengenit. Ministrat e brendshëm të Rumanisë - Katëlin..

botuar më 25-02-03 6.16.MD