Do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit.
Ditën e shtunë do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore erë mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje 26°.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 19°, në 2000 metra - rreth 12°.
Do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi, por do të vazhdojë të fryjë erë mesatare verilindore e cila gjatë ditës do të dobësohet. Temperaturat maksimale do të jenë 26°-28°. Temperatura e ujit të detit është 24°-26°.
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...
Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..
Shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën. Kështu komentoi shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen 10-vjeçare të Bashkëpunimit të Sigurisë..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..