Më 14 shtator Kisha shënon Ditën e Lartësimi të Kryqit të Shenjtë. Ajo është ndër Dymbëdhjetë Festat e Mëdha të Krishtere. Këtë ditë kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave kishtare, kryqi u zbulua në Jerusalem në shekullin e IV nga nëna e perandorit Konstantin i Madh - Shën Elena. Një pjesë prej tij u dërgua në Kostandinopojë dhe një pjesë tjetër u vendos në Kishën “Ngjallja e Krishtit” në Jerusalem. Më 14 shtator të vitit 335, ky tempull u shenjtërua solemnisht dhe kryqi u nxor për adhurim të mijëra besimtarëve. Që nga atëherë, dita kremtohet si Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, e njohur edhe si Dita e Kryqit. Nga një copëz i Kryqit të Shenjtë ruhet edhe në tri kisha të Sofjes.
Në rajonin Krëstova Gora (Pylli i Kryqit), qindra besimtarë presin festën me nderim dhe shpresë për shërimin e të sëmurëve dhe të tëvuajturve.
Tradicionalisht, Ditën e Lartësimit të Kryqit të Nderuar mbahet kreshmë e rreptë dhe kryhen ritet e bekimit të ujit. Priftërinjtë shenjtërojnë shtëpitë,stallat dhe arat për bekim dhe pjellori.
Në disa rajone të vendit, festa lidhet edhe me fillimin e vjeljes së rrushit ose me plugimin dhe mbjelljen dimërore. Populli ynë beson se në Ditën e Lartësimit të Kryqit të Nderuar dita dhe nata bëhen të barabarta dhe dielli kthehet në dimër.
Më 14 shtator festojnë njerëzit që mbajnë emrat: Krastjo, Krëstan, Krëstanka, Kunço, Stavri etj.
Gëzuar festën dhe ditën e emrit të gjithë atyre që e festojnë!
Mund të lexoni më shumë:
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotot: BTA, BGNES
Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 55 vjetorin e themelimit së bashku me 45 vjetorin e fluturimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Në veprimtarinë, e cila është nën..
Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..