Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lartësimi i Kryqit të Nderuar – besimi dhe traditat

БНР Новини

Lartësimi i Kryqit të Nderuar – një nga festat më të mëdha të të krishterëve

Më 14 shtator Kisha shënon një prej festave më të mëdha të krishtera - Lartësimi i Kryqit të Nderuar (Stavros). Kjo është dita, kur për herë të parë (në vitin 335) të krishterët u përulën para Kryqit të Zotit, të gjetur nga mbretëresha Elena në tempullin “Ringjallja e Krishtit” te Varri i Zotit. Për të krishterët ortodoksë kjo është një prej katër festave në vit, kur bëhet pelegrinazh në vendet e shenjta.

Снимка

Në Bullgari kjo ditë është lidhur me krahinën “Pylli i Kryqit” në bashkinë Llëki. Ajo ndodhet afër majës Krëstov (1413 metra) në Rodopet e Mesme, 6 km larg fshatit Borovo. Atje në vitin 1956 mbi mbeturinat e një manastiri të vjetër u ndërtua kompleksi i manastirit “Triada e Shenjtë”, ndërsa në vitin 1995 u ndërtua kisha “Qefini i Shën Hyjlindëses”.

Снимка

Pas bekimit të tempullit çdo vit në natën e 13 shtatorit para 14 shtatorit mijëra besimtarë nga vendi dhe jashtë mblidhen në majë me shpresën se do të shërohen nga sëmundjet, me ndihmën e Zotit. Njerëzit besojnë se në vendin ku mali bën kryq, ruhet një pjesëz prej Kryqit të Zotit, të cilin mbretëresha Elena ia ka dhënë birit të saj – Perandorit Konstantin. Në saje të fuqisë së fesë, ose ndoshta për shkak të ndikimit të vërtetë të vendit të shenjtë krahina është e njohur për fuqinë e saj shëruese. Kjo ripohohet nga tregimet e dhjetëra besimtarëve, të cilët janë kuruar nga sëmundje të rënda.

Снимка

Festa e Silistrës

Me festën e madhe të krishterë Lartësimi i Kryqit të Nderuar është lidhur edhe festa e qytetit Silistra pranë lumit Danub. Në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar Këshilli Bashkiak shpalli datën 14 shtator - Lartësimin e Kryqit të Nderuar, Festë të Qytetit. Sipas traditës festimet vazhdojnë deri më 1 tetor – data e rikthimit të Dobruxhës Jugore në kufijtë e Bullgarisë para 70 vitesh. Gjatë tërë muajit shtator në qytet zhvillohen festa të ndryshme tradicionale, koncerte muzikore, notim në lumin Danub, aktivitete sportive, një festë kushtuar birrës dhe shumë shfaqje të tjera kulturore. Ndër to janë Festivali i Këngës së Vjetër të Qytetit “Kujtimet e Danibut”, ekspozita “Skulptura dhe piktura” e prof. Georgi Çapkënovit-Çapa dhe Bedig Bedrosjanit, koncertet e orkestrës frymore të qytetit dhe konkursi i fëmijëve “Unë e dua Silistrën time”.

Prof. Georgi Çapkënov – Çapa (në mes) – qytetar nderi i Silistrës, erdhi në qytet për montimin e skulpturës së bërë prej tij të piktorit të Silistrës Bedig Bedrosjan.
Posaçërisht me rastin e festimeve organizohet një ekspozitë e Muzeut Historik të Popovos “Manovrat e mëdha ushtarake afër Popovos, viti 1937”, të cilat paraqitin stërvitjet ushtarake të organizuara nga mbreti Boris III, të lidhura direkt me çlirimin e Dobruxhës.

Lartësimi i Kryqit të Nderuar dhe Dita e Vjeljes së Rrushit

Në besimet popullore bullgare festa e krishterë Lartësimi i Kryqit të Nderuar është lidhur edhe me diellin, i cili i kthehet dimrit. Kështu dita “kryqëzohet” me natën dhe vjen baraznata e vjeshtës (ekuinoksi i vjeshtës). Me të vjen edhe koha e mbjelljes, barinjtë largohen nga mali dhe shkojnë në fshatra. Nikoqirët i mbledhim perimet dhe frytet nga kopshtet, që të përgatitin për dimrin kavanozat me turshi dhe salcë. Ata e mbartin barin e kositur nga livadhet në hambar. Në vetë festën nuk punohet, por ai, i cili ka vresht, fillon ta vjelë rrushin.

Снимка

Prandaj në disa rajone të vendit festa është e njohur gjithashtu si Dita e Vjeljes së Rrushit. Gratë i mbartin rrushet e para të vjela në kishë që të bekohen dhe pas kësaj ua dorëzojnë të afërmve dhe fqinjëve për shëndet dhe bereqet. Sipas traditës në disa fshatra pas vjeljes së rrushitvajzat e reja e shtypin me këmbë rrushin, që të jetë e bukur vera.

Pitja me rastin e Lartësimit të Kryqit të Nderuar

Në ditën e Lartësimit të Kryqit të Nderuar gruaja më e plakur në familje përgatit një bukë rituale. Mielli sitet tri herë në një tavë dhe pastaj përzihet me kripë, sheqer, uthull, sodë buke dhe me ujë të vakët. Në fund zbukurohet me një kryq dhe piqet.

Снимка

Për drekën festive gratë përgatitin gjellë pa mish, si byrek me lakër dhe me presh, kungull i pjekur, ofrohet rrush dhe grurë nga rendimenti i sivjetmë. Nuk hahet mish dhe asgjë e kuqe. Pas shërbimit në kishë prifti e vë kryqin në tryezë mbi një mbulesë të re, e bekon ushqimin, spërkat me ujë të bekuar në tërë shtëpinë dhe në harman. Si shenjë mirënjohjeje pronarët e shtëpisë e dërgojnë me gjellë pa mish, me perime të freskëta, me fryte dhe grurë. Në fund gruaja, që e ka përgatitur bukën, e thyen, duke u lutur për shëndet. Të gjithë i përsërisin fjalët e saj.Gjatë festës njerëzit japin njëri tjetrin pite dhe luten për bereqet gjatë vitit tjetër.

Në festën e madhe të krishterë e kanë ditën e emrit Krëstju, Krëstina, Krëstan, Kënço, Stavri, Krëstana, Këna, Krëstena, Krëstill, Krëstilla dhe Krëstilena.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, БТА, dnevnik.bg dhe arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD