2349 shkolla bullgare do të hapin dyert më 15 shtator për ditën e parë shkollore. Gjithsej 702 mijë do të jenë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 12-të, mbi 57 mijë prej tyre do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës. Këtë e bëri të ditur kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë për shtypin në Këshillin e Ministrave. Me miratimin e buxhetit për vitin 2023, pagat e mësuesve u rritën me 15%, gjë që siguroi ruajtjen e nivelit prej 125% krahasuar me pagën mesatare në vend, kujtoi kryeministri. Vazhdon puna për digjitalizimin e procesit arsimor. Të gjitha tekstet deri në klasën e shtatë do të digjitalizohen që në ditën e parë të shkollës.
Denkov theksoi gjithashtu se 30 000 fëmijë bullgarë në 43 vende do të mësojnë në 398 shkolla të së dielës dhe në dy shkolla publike bullgare.
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..