Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festival i pjellorisë në Shablla organizon një garë mes fermerëve

Foto: shabla.bg

Më 16 shtator, në qytetin Shablla mbahet një festival i pjellorisë. Përfaqësuesit e të gjitha vendbanimeve të komunës do t'i tregojnë frytet e punës dhe natyrës në Parkun e Qytetit të Shabllës. Programi përfshin konkurse për perimet më të mëdha, stendë të rregulluar më mirë, stendë më të pasur, pjata më të shijshme lokale dhe kombëtare dhe shumë më tepër. Ekspozita ka karakter konkurrues dhe ka çmime për fituesit.


“Vetë viti nuk ishte edhe aq pjellor për shkak të mungesës së reshjeve – komentoi për BNR kryetari i komunës së Shabllës Marijan Zheçev. – Binte shi në të gjithë Bullgarinë, por këtu nuk kishte aspak reshje. Dhe duke pasur parasysh këtë, disa nga kulturat që kultivohen tradicionalisht nuk kanë rendimente të mira, por fermerët thonë – "Nuk ka sëmundje në vitet e thata". Pra jemi optimistë", thotë Marijan Zheçev. Për festivalin e pjellorisë po mbërrijnë në qytet artistë të ndryshëm folklorikë, është planifikuar një program i pasur folklorik. Do të ketë një revy të kostumeve popullore dhe do të demonstrohet një mënyrë tradicionale e shtypjes së rrushit.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: shabla.bg


Më shumë nga rubrika

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Liban

Sipas një programi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ikona të çmuara do të ruhen në Liban

Një ekip nga Ambasada Bullgare në Bejrut vizitoi Universitetin "Shpirti i Shenjtë" në Kaslik, i themeluar në shekullin e XVII-të nga murgjit e rendit libanez maronitë (të krishterë). Ata diskutuan gatishmërinë e universitetit për të zbatuar projektin..

botuar më 24-02-13 6.28.MD

Radiojo së cilës i besojmë në botën në ndryshim

Sot, kur radioja hyn në shekullin e saj të dytë "në shërbim të njerëzimit", radiostacione nga të gjitha kontinentet i bashkohen Ditës Botërore të Radios   13 shkurt nën moton "Radioja: një shekull informon, argëton dhe edukon". Për të..

botuar më 24-02-13 2.43.MD

Radio-teatri nuk i përket të shkuarës në botën digjitale

"Me ardhjen e radios, u shfaq një lloj i ri vepre - shfaqja në radio, shfaqja dëgjimore, siç e quajnë disa... Për shkrimtarin modern hapet një fushë krijuese në të cilën ai mund të shfaqë si dhunti, ashtu edhe zgjuarsi dhe mendjemprehtësi, të..

botuar më 24-02-13 7.05.PD