Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kurshum Xhamia” në qytetin e Pazarxhikut do të riparohet me ndihmën e shtetit

Foto: grandmufti.bg

Xhamia e vjetër “Kurshum Xhamia” në Pazarxhik (Bullgari Jugore) do të rinovohet me shpenzime shtesë të miratuara nga kabineti “Denkov” në kuadrin e buxhetit të Këshillit të Ministrave për vitin 2023 me vlerën 6 311 800 leva. Godina, e cila u shpall monument kulture me rëndësi lokale në vitin 1964, ka nevojë urgjente për restaurim. Ajo ka një histori 356-vjeçare, është ndërtuar në vitin 1659, por tani po shkërmoqet – kubi është plasaritur, kupola gjithashtu rrezikon të shembet. Kohë më parë u hap një llogari donacionesh për grumbullimin e shumës nga komuniteti mysliman.


Minarja e xhamisë në Pazarxhik ka qenë më e larta, dhe në krye ka qenë e mbuluar me plumb, prandaj e ka marrë emrin “Kurshum Xhamia” (“Xhamia e Plumbit”). Vetëm kjo xhami ka shpëtuar nga periudha osmane e Pazarxhikut, si dhe mbishkrimi i saj, ku thuhet se është ndërtuar si një shtëpi e përjetshme e Zotit për myslimanët.


Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: grandmufti.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD