Aktualisht nuk ka prani të luftanijeve ruse në zonën ekonomike bullgare në Detin e Zi. Kështu ka thënë shefi i mbrojtjes, admirali Emill Eftimov. Sipas tij, forcat ruse janë tërhequr pas veprimeve parandaluese të marinës bullgare dhe NATO-s.
Gjatë natës , vranësira nga perëndimi do të çahet dhe do të zvogëlohet, vende-vende deri në mot kryesisht të kthjellët. Në disa zona do të ketë mjegull. Do të jetë pothuajse e qetë në shumicën e rajoneve, vetëm në lindje do të fryjë erë mesatare..
Ukraina nuk heq dorë për të blerë pajisjet e destinuara për termocentralin e dytë bullgar - "Belene" dhe është e gatshme të paguajë çmimin që ne kërkojmë. Kështu tha ministri i energjetikës Rumen Radev gjatë inspektimit të ndërtimit të lidhjes së gazit..
Parlamenti hodhi poshtë veton e presidentit Rumen Radev mbi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Ukrainën për pajisjen falas të makinave të blinduara të transportit. GERB-SDS, PP-DB, DPS dhe "Ka një popull të tillë" votuan kundër vetos për dhurimin..