Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kanatica” frymëzon një festival bullgar në Kanada dhe një projekt kurioz muzikor

Foto: bcsbc.ca

Shoqëria bullgaro-kanadeze në Kolumbinë Britanike organizon festivalin bullgar të qëndisjes "Kanatica". Edicioni i parë i forumit do të zhvillohet nga 22 deri më 24 shtator në Vankuver të Kanadasë. Festivali mban emrin e një lloji të qëndisjes popullore bullgare. Ideja është që në një vend të mblidhen shumë nga traditat tona folklorike dhe në këtë mënyrë të tregohet gjurma vendase në historinë e qëndistarisë botërore dhe të motiveve folklorike.


Në festival priten pjesëmarrës nga Toronto, Calgary, Montreal, Denver, Los Angeles, San Diego dhe Vancouver. Mysafire speciale nga Bullgaria do të jetë Diljana Kurdova me librin e saj "Mendime për kostumin popullor të grave bullgare".

E ka emrin "Kanatica” albumin i përbashkët i Ivan Shopov dhe Kuartetit "Avigeja".


Ivan Shopov është një artist me shumë fytyra – artist, muzikant elektronik, DJ, producent... Me projektet e tij të ndryshme, ai e vendos folklorin bullgar në një mjedis më të avancuar muzikor. Këto kërkime përkojnë me vizionet për ringjalljen e folklorit bullgar të katër vajzave nga formacioni vokal "Avigeja". 


Kështu, në vitin 2017 ato krijuan së bashku albumin "Kanatica", në të cilin prezantojnë “leximin” e tyre të këngëve të preferuara popullore bullgare. Në mesin e tyre është edhe “Dielli po ndriçon” me pjesëmarrjen e pianistit Dimitër Bodurov.

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bcsbc.ca, Facebook / Ivan Shopov

Më shumë nga rubrika

“Krahët” e violinistes Bojana Zareva dhe këngëtares Silsila Mahbub

“Krahët” – kështu quhet kënga e re e violinistes Bojana Zareva dhe këngëtares Silsila Mahbub nga Afganistani. Muzika dhe teksti janë të Bojanës, dhe përkthimi i përshtatur në farsi (persisht) dhe hyrja në fillim të këngës janë nga Silsila. Të dy u..

botuar më 24-01-15 8.45.PD

“Kurrë më” – kështu tingëllon melankolia e një vajze me diell

Një vajzë vërtet me diell, e lindur në Burgas dhe që jeton buzë detit - Stanisllava Hristova - ka vite që bën muzikë me pseudonimin Sunheart. Pas një pauze të caktuar, karakteristike për çdo artist të pavarur, ajo ka një këngë të re - "Kurrë më"...

botuar më 24-01-11 8.45.PD

“Ku iku dashuria” është hera e parë që takohen këngëtarja Margarita Hranova dhe aktorja Stefania Koleva

Projekti "Artistët këngëtarë", në të cilin figura të njohura të botës artistike në Bullgari interpretojnë këngë të krijuara enkas për ta, po zgjerohet me një tjetër titull. Kënga e 34-të nga projekti është "Ku iku dashuria" dhe prezantohet nga dy gra..

botuar më 24-01-10 8.55.PD