Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kanatica” frymëzon një festival bullgar në Kanada dhe një projekt kurioz muzikor

Foto: bcsbc.ca

Shoqëria bullgaro-kanadeze në Kolumbinë Britanike organizon festivalin bullgar të qëndisjes "Kanatica". Edicioni i parë i forumit do të zhvillohet nga 22 deri më 24 shtator në Vankuver të Kanadasë. Festivali mban emrin e një lloji të qëndisjes popullore bullgare. Ideja është që në një vend të mblidhen shumë nga traditat tona folklorike dhe në këtë mënyrë të tregohet gjurma vendase në historinë e qëndistarisë botërore dhe të motiveve folklorike.


Në festival priten pjesëmarrës nga Toronto, Calgary, Montreal, Denver, Los Angeles, San Diego dhe Vancouver. Mysafire speciale nga Bullgaria do të jetë Diljana Kurdova me librin e saj "Mendime për kostumin popullor të grave bullgare".

E ka emrin "Kanatica” albumin i përbashkët i Ivan Shopov dhe Kuartetit "Avigeja".


Ivan Shopov është një artist me shumë fytyra – artist, muzikant elektronik, DJ, producent... Me projektet e tij të ndryshme, ai e vendos folklorin bullgar në një mjedis më të avancuar muzikor. Këto kërkime përkojnë me vizionet për ringjalljen e folklorit bullgar të katër vajzave nga formacioni vokal "Avigeja". 


Kështu, në vitin 2017 ato krijuan së bashku albumin "Kanatica", në të cilin prezantojnë “leximin” e tyre të këngëve të preferuara popullore bullgare. Në mesin e tyre është edhe “Dielli po ndriçon” me pjesëmarrjen e pianistit Dimitër Bodurov.

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bcsbc.ca, Facebook / Ivan Shopov

Më shumë nga rubrika

Kënga më e re e poetes dhe kompozitore Biljana Angellova

Biljana Angellova është një poete dhe kompozitore, gjë që e vendos atë në mesin e autorëve të paktë bashkëkohorë që shkruajnë tekste dhe muzikë këngësh për disa prej interpretuesve tanë më të njohur dhe më të dashur. E saja është muzika dhe teksti i..

botuar më 24-02-09 2.50.MD

"E qartë unë dhe ti" – vepra më e re e tandemit krijues Aleksandër Danev dhe Konstantin Hristov

Emri i grupit Two Hours Away vjen nga dy orë diferenca midis Sofjes dhe Londrës - qytetet ku miqtë Aleksandër Danev dhe Konstantin Hristov studionin vite më parë. Dëshira e tyre për të krijuar muzikë së bashku u rrit në formimin e një grupi me të..

botuar më 24-02-08 2.05.MD

Hristo Stoiçkov regjistroi një këngë me këngëtarë legjendar bullgarë

Golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës në SHBA nga viti 1994 dhe fituesi i Topit të Artë i befasoi fansat e tij me një këngë të regjistruar me këngëtarët Toni Dimitrova dhe vëllezërit Argirov .   “ Emri yt është grua” – kënga më e re e..

botuar më 24-02-08 10.53.PD