Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kanatica” frymëzon një festival bullgar në Kanada dhe një projekt kurioz muzikor

Foto: bcsbc.ca

Shoqëria bullgaro-kanadeze në Kolumbinë Britanike organizon festivalin bullgar të qëndisjes "Kanatica". Edicioni i parë i forumit do të zhvillohet nga 22 deri më 24 shtator në Vankuver të Kanadasë. Festivali mban emrin e një lloji të qëndisjes popullore bullgare. Ideja është që në një vend të mblidhen shumë nga traditat tona folklorike dhe në këtë mënyrë të tregohet gjurma vendase në historinë e qëndistarisë botërore dhe të motiveve folklorike.


Në festival priten pjesëmarrës nga Toronto, Calgary, Montreal, Denver, Los Angeles, San Diego dhe Vancouver. Mysafire speciale nga Bullgaria do të jetë Diljana Kurdova me librin e saj "Mendime për kostumin popullor të grave bullgare".

E ka emrin "Kanatica” albumin i përbashkët i Ivan Shopov dhe Kuartetit "Avigeja".


Ivan Shopov është një artist me shumë fytyra – artist, muzikant elektronik, DJ, producent... Me projektet e tij të ndryshme, ai e vendos folklorin bullgar në një mjedis më të avancuar muzikor. Këto kërkime përkojnë me vizionet për ringjalljen e folklorit bullgar të katër vajzave nga formacioni vokal "Avigeja". 


Kështu, në vitin 2017 ato krijuan së bashku albumin "Kanatica", në të cilin prezantojnë “leximin” e tyre të këngëve të preferuara popullore bullgare. Në mesin e tyre është edhe “Dielli po ndriçon” me pjesëmarrjen e pianistit Dimitër Bodurov.

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bcsbc.ca, Facebook / Ivan Shopov

Më shumë nga rubrika

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare prezanton sekretet e tamburasë

Një festë e vërtetë i pret adhuruesit e folklorit bullgar më 8 shkurt , kur Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov do të prezantojë edicionin e katërt të projektit "Sekretet e veglave popullore..

botuar më 24-02-07 8.35.PD

"Në ritëm"

“Në ritëm” – kështu titullohet kënga e re e Miglena Danovës. Ajo u dashurua me muzikën që në fëmijëri dhe po jeton me të, por e realizoi përvojën e saj të parë krijuese që gjatë pandemisë. "Në ritëm" është një këngë me tekst të saj, ndërsa muzikën..

botuar më 24-02-06 8.40.PD

Albumi i katërt i “Fandango” ndërpret një pauzë dhjetëvjeçare

Pas gati dhjetë vitesh ndërprerje, në fund të vitit 2023, grupi “Fandango” përfundoi albumin e tyre të ri, të katërt, të titulluar "Si shpendët". Ka kohë që po punohet mbi të. Grupi e konsideron atë si “The Best për Fandango” në 8-9 vitet e fundit - ka..

botuar më 24-02-02 7.35.PD