Në aeroportin e Sofjes do të prezantohet një sistem modern për vetë-skanimin e kartave të imbarkimit në check-in të parë. Sistemi tashmë është porositur dhe pritet të dorëzohet muajin e ardhshëm, raporton TravelNews. Kështu, tashmë në nivelin 0 të Terminal 2, të gjithë pasagjerët do të skanojnë vetë barkodin në kartën e tyre të imbarkimit. Me një kartë të saktë të imbarkimit, dyert do të hapen automatikisht dhe njerëzit do të kalojnë në nivelin tjetër për kontrollin e skanerit, shpjegon Dimitër Bikov, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit në SOF Connect, koncesionari i aeroportit.
Kartat e imbarkimit mund të mbahen në telefon ose të jenë të printuara. Në këtë mënyrë nuk do të ketë më grumbullim të pasagjerëve gjatë skanimit të kartave të imbarkimit, ku aktualisht punojnë vetëm tre sportele. Stafi do të vazhdojë të ndihmojë pasagjerët me skanimin dhe t'i udhëzojë ata në rast se kaprobleme me barkodettë cilat nuk i pranon makineria.
Në vitin 2024, Aeroporti i Sofjes planifikon të vërë në funksion më shumë sportele të pavarura të kontrollit të bagazheve, ku pasagjerët do të masin vetë valixhet e tyre dhe do të vendosin ngjitëset përkatëse. Synimi është sërish lehtësimi i radhëve që krijohen në orët e ngarkuara.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Lufta kundër dhunës ndaj grave vazhdon të jetë një temë kryesore për të gjitha institucionet evropiane, të cilat përveç valëvitjes së flamujve me ngjyrë portokalli në shenjë mbështetjeje, kërkuan edhe avancimin e legjislacionit për këtë temë në Evropë...
Në Bullgari ka ligje, paketa e ligjeve është në dispozicion, por nuk zbatohet - ky është konstatimi i Bernar Vatie, kryetar i Odës së Avokatëve të Parisit. Unioni Ndërkombëtar i Odave të Avokatëve me traditë të Përbashkët Juridike /CIB/, i kryesuar..
Shkrimtarja, përkthyesja dhe figura publike shqiptare Milena Selimi, e cila nga qershori i vitit 2023 është përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, rrjedh nga familja e një bullgareje dhe një shqiptari. Që..
Shkrimtarja, përkthyesja dhe figura publike shqiptare Milena Selimi, e cila nga qershori i vitit 2023 është përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për..
Në Bullgari ka ligje, paketa e ligjeve është në dispozicion, por nuk zbatohet - ky është konstatimi i Bernar Vatie, kryetar i Odës së Avokatëve të..
Lufta kundër dhunës ndaj grave vazhdon të jetë një temë kryesore për të gjitha institucionet evropiane, të cilat përveç valëvitjes së flamujve me ngjyrë..