Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U zhduk një helikopter

Fotoja është ilustruese
Foto: arkiv

Një helikopter privat bujqësor u zhduk në afërsi të fshatit Gërmen, jo shumë larg qytetit Goce Dellçevit. Deri më tani nuk ka asnjë lidhje me pilotin. Makina u mor me qira nga Ndërmarrja Shtetërore Jugperëndimore për të spërkatur pishnajat kundër dëmtuesve.

Sipas kryetarit të komunës së Gërmenit, Feim Isa, piloti u ngrit mëngjesin e sotëm në orën 07:40 nga fshati dhe ishte dashur të ulej në zonën e fshatit Callapica të rajonit të Plovdivit në mesditë. Pjesa tjetër e ekuipazhit u largua me furgon. Më vonë, kolegët e pilotit raportuan se nuk kishin asnjë lidhje me të.

Ndërkohë, u bë e qartë se në Qendrat Emergjente në Goce Dellçev dhe në Bllagoevgrad u dha sinjal për një incident të mundshëm. Ekipet shkuan menjëherë në zonën e Gërmenit, por deri më tani nuk u gjet asnjë helikopter i rrëzuar.

Në kërkim u përfshi edhe një helikopter “Kugar”.



Më shumë nga rubrika

Presidenti francez Emmanuel Macron falënderoi kryeministrin bullgar Nikollaj Denkov

“I dashur Nikollaj, faleminderit që erdhët në Paris dhe se e filluat këtë luftë të guximshme për reforma dhe politikë pro-evropiane për Bullgarinë dhe për Evropën”, shkroi presidenti francez Emmanuel Macron në bullgarisht në faqen e tij në..

botuar më 24-02-22 6.14.MD
Nikollaj Denkov

Kryeministri Nikollaj Denkov bëri thirrje për dialog pas përplasjes me partnerët nga jo-koalicioni

Me rastin e mosmarrëveshjeve për memorandumin e qeverisjes të propozuar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe refuzimin e GERB-SDS për nënshkrimin e tij, kryeministri Nikollaj Denkov theksoi se “është normale që palët..

botuar më 24-02-22 5.47.MD

Bullgaria dhe Turqia do të mbrojnë së bashku hapësirën e tyre ajrore

Një memorandum midis Bullgarisë dhe Turqisë për operacionet e sigurisë ndërkufitare të hapësirës ajrore u nënshkrua në Ankara nga ministrat e mbrojtjes Todor Tagarev dhe Yasar Güler. Dokumenti përcakton të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrimet e palëve,..

botuar më 24-02-22 10.11.PD