Të dielën, më 24 shtator, Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Kreu i shtetit bullgar ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e shkëmbimit të zjarrit në Kosovën e Veriut dhe shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve atje, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit.
Të dy presidentët u bashkuan rreth mendimit se nevojitet përgjegjësi nga të gjitha anët për deeskalimin dhe zvogëlimin e rrezikut, gjë që është në interes edhe të qytetarëve të Kosovës, edhe të misionit paqeruajtës ndërkombëtar të NATO-s KFOR, në të cilin marrin pjesë edhe ushtarakë bullgarë.
Në të shtënat me policinë e Kosovës, u vranë tre nga rreth 30 sulmuesit që vranë një polic të Kosovës dhe plagosën një tjetër në një fshat të banuar me shumicë serbe në Kosovën e Veriut, njoftoi BTA.Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..