Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çerdhe për zogjtë, ishujt lundrues, muze dhe eko-shteg – mirë se vini në Rezervatin “Srebërna”

Foto: Veneta Nikollova

Ndodhemi në fund të Bullgarisë, shumë afër qytetit të Silistrës, ku Danubi largohet nga territori i vendit tonë dhe vazhdon përmes Rumanisë nga ku derdhet në Detin e Zi. Vetëm 17 km nga qyteti më verior bullgar, ajri është i pastër si kristal dhe shikimi humbet në kaltërsinë e një liqeni me ishuj kallamishteje lundruese, të cilët janë bërë shtëpia e një shumëllojshmërie të pabesueshme banorësh me pupla. Ky është liqeni Srebërna – një nga zonat ujore më të rëndësishme në Kontinentin e Vjetër, i shpallur Rezervë e Biosferës nga UNESCO.

Njerëzit mund t'i vëzhgojnë zogjtë, por vetëm nga larg, ndërsa ecin përgjatë eko-shtegut që rrethon zonën e ujit. Për këtë qëllim janë vendosur veranda si stacione për të vëzhguar dhe për t’u clodhur.
Eko-shtegu në rezervat
"Zogjtë këtu kanë një mënyrë jetese të egër dhe definitivisht nuk u pëlqen kontakti njerëzor," thotë Jana Rajnova, një guidë turistike në Muzeun e Natyrës së Srebërna, që ndodhet në territorin e rezervatit, dhe shton:

“Këtu jetojnë rreth 220 lloje shpendësh, nga të cilët 90 janë folezues. Dhe ndoshta më të çmuarat janë çafkat, sepse në të gjithë Evropën ka 7 lloje çafkash, kurse në Srebërna gjenden 6 lloje prej tyre. Karabullaku, mjellma dhe cerloi i zi pikalosh janë disa nga llojet e tjera të shpendëve që mund të gjeni... Zogjtë tanë janë jashtëzakonisht të shumtë. Rezervati shtrihet në 8500 hektarë dhe nuk ka asnjë mënyrë për të parë të gjitha speciet. Kontakti njerëzor këtu është shumë i kufizuar.”

Jana Rajnova, cicerone pranë Muzeut të Historisë Natyrore „Srebërna“

Mund
të shihni materialin e shkurtër nga shëtitja jonë në rezervatin "Srebërna" dhe në qoshe të tjera interesante buzë lumit rreth Silistrës
Zogjtë mund të shihen nga Muzeu i Natyrës "Srebërna". Për këtë qëllim vizitorëve u ofrohen dylbi të posaçme. Në disa vende të liqenit janë instaluar videokamera dhe kështu në kohë reale ndiqet jetesa e shoqërisë vendase me pendë.
Në distancë më anë të dylbive mund shohim një platformë prej druri me fole zogjsh mbi të. Kjo është krenaria lokale – kolonia e pelikanëve kaçurrelë – një specie e rrallë, e cila është në zhdukje:

Foto: Reni Petrova, srebarnalake.com
"Mbreti i rezervatit është pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) – thotë Jana Rajnova. – Zakonisht ai vjen në fund të dhjetorit - fillimi i janarit dhe largohet në fund të korrikut, fillim të gushtit. Ata janë zogj mjaft rezistent, mund të përballojnë minus 15 gradë. Për momentin, rreth 30 çifte janë duke bërë fole këtu. Dhe ata janë jashtëzakonisht inteligjentë dhe të kujdesshëm ndaj të vegjëlve të tyre. Këta janë zogj monogamë dhe nuk e lënë kurrë pelikanin e tyre pa mbikëqyrje. Të gjithë pelikanët, kur mbushin dy muaj, mblidhen në një grup, të ngjashëm me çerdhet e njerëzve dhe 5-6 femra fillojnë t'i mësojnë të notojnë, të fluturojnë, të hanë dhe kështu u japin përvojë jetësore. Sepse pelikanët, si ne njerëzit, nuk lindin me instinktet e jetës, ata duhet t'i fitojnë ato."


Në qiell mbi Srebërna fluturojnë gjithashtu pelikanët rozë. Por ndryshe nga vëllezërit e tyre kaçurrelë, ata nuk bëjnë fole në Srebërna, por kryesisht në deltën e Danubit dhe në Greqinë dhe Turqinë fqinje. Prandaj, kur një pelikan rozë i vogël u shfaq në rezervat disa kohë më parë, për herë të parë në 7 dekada, Jana dhe kolegët e saj u befasuan këndshëm dhe patën shpresa. “Pushi i pelikanit rozë nuk ishte i bardhë si të gjithë të vegjlit e tjerë, por … sterrë i zi. Megjithatë, e gjithë kolonia e pranoi dhe u kujdes për të”, thotë Jana.

Ishujt e bukur prej kallamishte janë atraksioni tjetër i “Srebërna”. “Ne i quajmë ishujt lundrues, sepse rrënjët nuk i kanë nën tokë, por lundrojnë në ujë dhe kur niveli i ujit ngrihet, ata gjithashtu ngrihen dhe lëvizin nga forca e erës si anijet. Por zogjtë bëjnë fole në këto ishuj, të cilët nuk përmbyten kurrë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për zogjtë që lëshojnë vezët e tyre”, na shpjegon Jana Rajnova.


Lexoni gjithashtu:

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto dhe video: Veneta Nikollova, srebarnalake.com, bspb.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD