Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është shteti i parë në botë me një rrugë që mban emrin e një donatori

Foto: dokumentalisti.bg

Në Varna ndodhet rruga e parë në botë që mban emrin e një donatori i cili ka shpëtuar katër jetë njerëzish. Rruga na kujton dhuratën e fundit, jashtëzakonisht të çmuar që një person mund të bëjë në rrugëtimin e tij në Tokë.

Rruga quhet "Georgi Nikollov" dhe është në lagjen "Asparuhovo" të kryeqytetit tonë detar. Riemërtimi i një rruge me emrin e një donatori është një nismë e qytetarëve dhe krijuesve të projektit "Dhurata e fundit e njeriut", i cili synon të tërheqë vëmendjen mbi çështjen e problemeve të donacioneve në Bullgari.

Jetë pas fundit

Georgi është një i ri nga Varna, i cili më 20 shtator 2015, mbetet përgjithmonë 21 vjeç, por bën të mundur që 4 jetë të tjera të vazhdojnë duke u bërë donator. Një student jashtë vendit, me mendje të mprehtë dhe me një të ardhme të ndritur, Georgi nuk kishte probleme serioze shëndetësore dhe nuk mund ta dinte se një aneurizëm tinëzar i trurit në kokën e tij ishte gati të plaste dhe t'i jepte fund jetës së tij. Aneurizmat nuk kanë asnjë shkak apo simptoma të shpjegueshme, dhe në rastin e Georgit ishte asgjë më tepër se një fatëkeqësi. Megjithatë, ai u jep katër njerëzve një shans për jetën, gjë që e bën atë një hero, dhe kështu frymëzon idenë novatore që një rrugë të mabjë emrin e tij.

Donacion në Bullgari

Në vendin tonë kemi pasur vetëm 13 situata donatore në vitin 2022, ndërkohë që njerëzit në pritje janë afro 1000, gjë që e vendos Bullgarinë nga fundi i listës së Bashkimit Evropian për nga numri i transplanteve. Njerëz të cilët janë në brendësi të situatës parashikojnë se nëse vazhdojmë me këtë tempo aktuale, do të duhen më shumë se 20 vjet për të mundësuar transplatnin për të gjithë ata që presin deri më sot.

Historia e Georgit dhe e donacionit në vendin tonë tregohet nëpërmjet projektit multimedial “Dhurata e fundit e njeriut”. Në mënyrë që ai të realizohej, autorët e tij Aleksandër Nikollov dhe Dimitër Panajotov zhvilluan mbi 100 takime me mjekë, pacientë dhe familje të donatorëve në më shumë se 15 vendbanime. Ata fulmuan në 8 spitale, morën pjesë në tre transplante dhe u bënë dhëshmitarë të një donacioni.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Gora

Bullgarët në Gorë ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre, por kanë nevojë për mbështetje - Pjesa I

Bullgarët në Shqipëri, të njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, jetojnë si në qytetet më të mëdha të vendit, ashtu edhe në vendbanimet më të vogla, disa prej të cilave ndodhen në zona malore të vështira për t'u arritur. Kështu ndodh me fshatrat në..

botuar më 24-02-17 11.30.PD

Radio Bullgaria - misioni vazhdon

88 vjet pas transmetimeve të para të radios bullgare jashtë vendit dhe 87 vjet pas hyrjes masive të programeve në gjuhë të huaj në median e parë elektronike në vendin tonë, edhe sot ekipi i Radio Bullgarisë vazhdon misionin e tij për ndërtimin e..

botuar më 24-02-16 4.02.MD

Fakte interesante nga historia e "Radio Bullgarisë"

Në vitin 1936 "Radio Sofja" (sot Radioja Kombëtare Bullgare) filloi transmetimin e programeve jashtë shtetit përmes një radiotransmetuesi me valë të shkurtra, i cili fitoi popullaritet si Radiostacioni "Elsa". Sot, Programi "Radio Bulgaria" e..

botuar më 24-02-16 2.24.MD