Gjatë natës dhe nesër vranësira do të jetë e shpërndarë, kryesisht e theksuar në Bullgarinë Jugore dhe Lindore, ku vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja, por në mbrëmje gradualisht do të dobësohet. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 17°, kurse maksimalet nga 23° deri 28°. Temperatura minimale në Sofje do të jetë rreth 12°, ajo maksimale rreth 23°.
Mbi malet vranësira do të jetë kryesisht e konsiderueshme, por vetëm në male të veçanta në pjesën juglindore të vendit do të ketë reshje shiu, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 15°, në 2000 metra - rreth 9°.
Në Detin e Zi vranësirat do të jenë të shpërndara, kryesisht të konsiderueshme në bregdetin jugor, ku do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 24°-25°, afër temperaturës së ujit të detit.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..