“Mësimet e Bllagës”të Stefan Komandarev dhe “Diada” e Jana Titova ndanë çmimin e madh për një film artistik në edicionin e 41-të të Festivalit të Kinemasë Bullgare “Trëndafili i Artë”. Juria në Varna theksoi se të dy filmat janë “fenomenal, tërheqës dhe emocionues dhe hyjnë në një dialog me njëri-tjetrin”. Çmimin për regji e mori Jana Titova. Juria e dalloi Veselin Hristov për kinematografi për punën e tij në “Mësimet e Bllagës”.Filmi fitoi edhe çmimin për skenarin, i cili u shkrua nga Simeon Vencisllavov dhe Stefan Komandarev. Ivan Bërnev mori çmimin për rol mashkulli për mishërimin e tij në bashkëprodhimin bullgaro-spanjoll “Vasil”. Eli Skorçev, e cila u rikthye pas 30 vitesh në kinema, u vlerësua për rolin më të mirë femëror në “Mësimet e Bllagës”.
“Ne krijojmë histori. Ne po krijojmë një histori”, është motoja e Panairit të 50-të Ndërkombëtar të Librit në Sofje, i cili do të mbahet nga data 5 deri më 10 dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në forumin e organizuar nga Shoqata “Libri..
Banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të mund të shikojnë një sërë filmash emocionues kushtuar aventurës, sporteve në natyrë, artit dhe muzikës. Në periudhën 5-7 dhjetor, kinemaja Lumiere pret edicionin e 18-të të festivalit të kryeqytetit për kinemanë..
Krishtlindja përrallore e Kjustendillit nis më 2 dhjetor me ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjes në sheshin e qytetit “Vellbëzhd”. Zbukurimet festive do të ndriçojnë edhe në disa vende të tjera më të gjallëruara në pjesën qendrore të qytetit. Një..