Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kandidati për “Oscar” “Mësimet e Bllagës” mori 7 “Trëndafila të Artë” në Varna

Stefan Komandarev
Foto: BTA

“Mësimet e Bllagës”të Stefan Komandarev dhe “Diada” e Jana Titova ndanë çmimin e madh për një film artistik në edicionin e 41-të të Festivalit të Kinemasë Bullgare “Trëndafili i Artë”. Juria në Varna theksoi se të dy filmat janë “fenomenal, tërheqës dhe emocionues dhe hyjnë në një dialog me njëri-tjetrin”. Çmimin për regji  e mori Jana Titova. Juria e dalloi Veselin Hristov për kinematografi për punën e tij në “Mësimet e Bllagës”.Filmi  fitoi edhe çmimin për skenarin, i cili u shkrua nga Simeon Vencisllavov dhe Stefan Komandarev. Ivan Bërnev mori çmimin për rol mashkulli për mishërimin e tij në bashkëprodhimin bullgaro-spanjoll “Vasil”. Eli Skorçev, e cila u rikthye pas 30 vitesh në kinema, u vlerësua për rolin më të mirë femëror në “Mësimet e Bllagës”.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD

“Dialog" mes një gruaje koreane dhe bullgarëve në Galerinë e Arteve të Ruses

Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..

botuar më 24-08-11 7.05.PD