Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov: Centralet e qymyrit do të punojnë deri në vitin 2038

Foto: BGNES

Plani për një tranzicion të drejtë u miratua nga qeveria dhe do t’i dërgohet Komisionit Evropian nesër, pasi një vonesë do të çonte në humbje prej miliarda levash. Këtë e bënë të ditur kryeministri Nikollaj Denkov dhe ministri i financave Asen Vasilev në një konferencë për shtypin pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Denkov theksoi se në dokumentet që do të dërgohen, thuhet qartë se termocentralet do të funksionojnë deri në vitin 2038. “Nuk ka data për mbylljen e termocentraleve konkrete të qymyrit. Për arsye ekonomike, disa prej tyre gradualisht do të dalin nga sistemi energjetik, sepse ekonomikisht nuk do të mund të funksionojnë më”, tha Denkov dhe u bëri thirrje protestuesve që të ndalojnë protestat dhe të vijnë në negociata me qeverinë. Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme të krijohen mekanizma që punëtorët nga komplekset e qymyrit, të cilët kanë kualifikimet e nevojshme të mund të punësohen në të njëjtin rajon. 36 rroga do të ketë kushdo që dëshiron të largohet nga centralet e qymyrit. Denkov kujtoi se po krijohet një ndërmarrje për të shndërruar territoret e minierave në zona ku është e përshtatshme të zhvillohet aktiviteti ekonomik, për shembull, zona industriale. “Duke krijuar territore të tilla të përshtatshme për investitorët, presim që aty të shfaqen kompani të reja moderne, të cilat kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, siç është në dispozicion në këtë rajon”, tha gjithashtu kryeministri.

Në këtë kohë vazhdojnë bllokadat e protestuesve në arteriet kryesore rrugore të vendit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sipas një burimi nga parlamenti, negociatat për formimin e qeverisë janë rinovuar

GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e një qeverie. Kjo u vendos në një këshill presidencial në parlament, raportoi BNT. Sipas burimeve..

botuar më 25-01-08 11.47.PD
Prof. i Asoc. Angell Kunçev

Piku i epidemisë së gripit në vend pritet në fillim të muajit shkurt

Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV, kryeinspektori sanitar shtetëror Angell Kunçev. “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj kombinimit të..

botuar më 25-01-08 10.23.PD
Foto: Faqja në Facebook e Ambasadës së Ukrainës në Bullgari

Bullgaria dhe Ukraina ranë dakord për marrëdhëniet e tyre në arsim deri në vitin 2028

Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..

botuar më 25-01-08 9.44.PD