Belloslava Krësteva nuk arriti të fitojë Kampionatin Botëror të Shahut për femra nën 20 vjeç të luajtur në Mexico City. Në ndeshjen e fundit të 11-të ajo humbi me figurat e bardha nga argjentinasja Candela Gekamburu. Bullgarja 19-vjeçare nga Sofja, me shtatë fitore, tre barazime dhe një humbje, mbeti e treta në renditjen përfundimtare. Krësteva dhe Gekamburu e përfunduan turneun me nga 8.5 pikë, por fitorja në ndeshjen finale i solli medaljen e artë shahistes nga Amerika e Jugut. Medalja e argjendtë u fitua nga amerikanja Carissa Yip, e cila gjithashtu shënoi 8.5 pikë.
Bellosllava Krësteva tha para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ se është ambicioze që të luajë sërish në turne në vitin 2024.Tenistja jonë më e mirë Viktoria Tomova do të garojë në Lojërat Olimpike në Paris, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. Të hënën do të shpallen zyrtarisht pjesëmarrësit single, por tashmë është e qartë se mes tyre është edhe tenistja bullgare..
Rosica Dençeva u kualifikua në raundin e dytë të kampionatit të hapur të tenisit të Francës për vajza pas fitores vendimtare (6:2, 6:2) ndaj australianes Alana Subasic, e cila mori pjesë me një "wild card". Në ndeshjen e radhës tenistja bullgare do..
Grigor Dimitrov regjistroi paraqitjen e tij më të mirë në Roland Garros. Pas suksesit ndaj Hubert Horkaç, ai do të luajë në çerekfinale, ku e pret italiani Janik Siner. Bullgari ra disa herë në fushë pasi ai nuk donte të humbiste asnjë goditje. Në..