Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov: Ka pajtim për hartimin e një strategjie energjetike

Foto: BGNES

Ka pajtim të plotë që në muajt e ardhshëm duhet të përgatitet një strategji energjetike për vendin tonë, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë për shtypin pas një takimi me përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve. Ai diskutoi me ta masat kryesore të parashikuara në planet territoriale për një tranzicion të drejtë.

“Ka mungesë të fuqisë punëtore dhe detyra është që ata njerëz që shqetësohen për të ardhmen të kuptojnë se mund të ketë mundësi, paga dhe ambient pune edhe më të mira për ta”, theksoi kryeministri. Sipas tij, është e nevojshme tërheqja e investitorëve dhe krijimi i një procesi transparent. “Kjo do të sigurojë zhvillimin ekonomik të vendit dhe kushtet më të mira të mundshme për punëtorët”, shtoi Nikollaj Denkov.

“Nga pikëpamja e punëdhënësit është e rëndësishme që të mos fokusohemi vetëm në sektorin energjetik, por të shikojmë të gjithë ekonominë në një këndvështrim më të largët, sepse ka edhe sfida të tjera”, komentoi kryetari i Këshillit Drejtues të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë Cvetan Simeonov. Ai shtoi se legjislacioni për ta bërë më të lehtë importimin e fuqisë punëtore po vonohet.

Sipas kryeministrit, kritika kryesore nga organizatat e punëdhënësve është se komunikimi i qeverisë me punëdhënësit dhe investitorët potencial mund të jetë më i mirë.

Në takimin në Këshillin e Ministrave morën pjesë Asociacioni i Kapitalit Industrial, Dhoma Bullgare e Tregtisë, Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë dhe Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Industria e turizmit mbështetet në punëtorë sezonalë nga vendet e treta për verën

Në pushimoret e Detit të Zi këtë verë pritet një sezon i mirë turistik. Megjithatë, hotelierët në vendpushimet tona bregdetare janë të shqetësuar për vështirësitë në gjetjen e personelit të mjaftueshëm të kualifikuar. Këtë e tha kryebashkiaku i..

botuar më 24-05-09 6.32.MD

Masa të përkohshme kundër epidemisë për shkak të përhapjes së kollës së mirë

Nga 9 maji në Bullgari vendosen masa të përkohshme anti-epidemike kundër përhapjes së kollës së mirë. Sipas urdhrit të ministrit të shëndetësisë, ato do të operojnë deri në fund të korrikut dhe përfshijnë diagnostikimin falas të personave që kanë..

botuar më 24-05-09 5.16.MD

Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm: “Shkupi të përmbushë kërkesat e BE-së”

Nuk mund të bëjmë më shumë kompromise, tha kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev para gazetarëve në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe rrugën e zhvillimit evropian të ish-republikës jugosllave...

botuar më 24-05-09 2.58.MD