Një gjetje e re me vlerë doli në dritë gjatë gërmimeve në qytetin mesjetar bullgar Rusokastro. Ndërsa eksploronin murin e kështjellës, arkeologët hasën një monedhë argjendi (tornese) të prerë në Mbretërinë e Francës. Mungon një pjesë e vogël e monedhës, por pikërisht në këtë pjesë që mungon ndodhet elementi nga i cili shihet qartë se cili sundimtar e ka prerë atë, njofton Muzeu Historik Rajonal – Burgas.
Studiuesit nuk janë të sigurt nëse ky është Mbreti Louis IX apo Mbreti Louis X, por ata janë të sigurt për një gjë - se monedha të tilla janë jashtëzakonisht të rralla për Ballkanin.
Lexoni më tepër:
Gërmimet e qytetit mesjetar bullgar Rusokastro kryhen nga Muzeu Historik Rajonal - Burgas dhe financohen nga Komuna Kameno dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Bullgarisë.
Foto: Muzeu Historik Rajonal - Burgas
Përgatiti në shqip: Kostandina BelloA ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..