E lindur në Sofje në vitin 1928, ajo filloi të merrej me muzikë që në moshë të vogël. Në vitin 1951 u diplomua në Konservatorin Shtetëror Bullgar me dy drejtime - piano dhe kanto. Rruga e saj e pasur krijuese aktive, që zgjat gjysmë shekulli, i jep këngëtares një vend kryesor në krijimin e pamjes së artit interpretues në muzikën pop bullgare. Pasi ka fituar një sërë çmimesh brenda dhe jashtë vendit, ajo mbetet në histori si fituesja e parë e titullit "Artiste e Merituar" për një artiste pop (1964). Shumica e kompozitorëve tanë më të njohur kanë kompozuar këngë enkas për të.
Le të kthehemi 60 vite prapa në kohë me "Puthmë" me tekst dhe muzikë të Josif Cankov, këngët e të cilit Margret Nikollova i përcakton si më të preferuarat në repertorin e saj.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..