Me rastin e 80-vjetorit të piktorit bullgar Nikollaj Majstorov u rregullua një ekspozitë me 50 tablo. Në të prezantohet një cikël pikture bazuar në Ungjijtë e Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit. Ekspozita e titulluar “Rruga” do të qëndrojë deri më 16 nëntor në godinën e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë në Sofje.
Nikollaj Majstorov u përkufizua nga piktorit Svetlin Rusev si “ekspresionisti më i madh bashkëkohor bullgar”. Ai ka mbi 40 ekspozita personale në Bullgari dhe mbi 17 jashtë vendit - Gjermani, Holandë, Poloni, Belgjikë, Hungari, Japoni, Portugali etj. Ai u nderua me çmime të shumta. Në vitin 1995 me një artikull të veçantë u përfshi në enciklopedinë botërore të arteve me 34 vëllime “Makmillën”, Londër.
Foto: BGNES, Lidhja e Piktorëve BullgarëMaria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..