Ministria e Jashtme u bëri thirrje njerëzve që të shmangin vizitat në zonat në Jordani ku zhvillohen demonstrata dhe ka turma për shkak të përshkallëzimit të fundit të konfliktit izraelito-palestinez. Qendra e Situatës së Ministrisë njoftoi se kishte protesta masive në kryeqytetin Aman, qytetet Zarka, Irbid, Rusejfa dhe në vendbanime në pjesën veriperëndimore të mbretërisë. Vizitat turistike në rajonet në kufi me Izraelin dhe Bregun Perëndimor dhe qytetet e listuara duhet të shmangen. Në kryeqytet, Qyteti i Vjetër dhe xhamitë “Al-Husejni” dhe “Al-Kaluti” nuk duhet të vizitohen, paralajmëron ministria. Ata që evakuohen nga Izraeli përmes Jordanisë u kujtohet se duhet të kenë transport të paracaktuar që i pret në anën jordaneze të kufirit.
Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët bullgarë mund të kontaktojnë Ambasadën e Bullgarisë në Aman ose në numrat e telefonit të drejtpërdrejtë të “Qendrës së Situatës”: +359 2 948 24 04; +359 2 971 38 56 ose me email: crisis@mfa.bg
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..