Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria pezullon ndërtimin e centralit atomik “Belene”

Foto: BGNES

Qeveria anuloi vendimet e kabineteve të mëparshme të vitit 2018 dhe 2012 lidhur me ndërtimin e centralit të dytë atomik në Bullgari - "Belene". Vendimet i referohen shpalljes së zonës së centralit të Belenës si objekt me rëndësi kombëtare dhe zhvillimit të negociatave me investitorët dhe prodhuesit e mundshëm të pajisjeve. Me vendimin e sotëm të kabinetit, caktohet ministri i energjisë që të marrë masa për përfundimin e procedurës së shpallur nga Kompania Elektrike Kombëtare për përzgjedhjen e investitorit strategjik për ndërtimin e centralit bërthamor “Belene” dhe njoftimin e kandidatëve të preferuar për paraqitjen e ofertave, me të cilët ishte nënshkruar një marrëveshje e konfidencialitetit.

Më 21 gusht në Athinë, në një takim midis kryeministrit Nikollaj Denkov dhe presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, pala ukrainase konfirmoi interesin e saj për blerjen e dy reaktorëve bullgarë nga centrali i parealizuar “Belene” dhe pajisjet e tyre.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy avionë spanjollë do të shuajnë malin kufitar Sllavjanka

Një vatër e re e zjarrit të madh në pjesën greke të malit Sllavjanka kaloi kufirin dhe zgjeroi perimetrin e zjarrit në 1200 dynymë në territorin bullgar. Buldozerë të rëndë po bëjnë pastrime të gjera për të kufizuar përhapjen e zjarrit, tha Pllamen..

botuar më 24-08-06 10.27.PD

Fansat mblidhen për një koncert të Lenny Kravitz në Burgas

Mbi 12,000 fansa priten për koncertin e Lenny Kravitz në Burgas (Bullgaria Juglindore). Ngjarja në Stacionin e Detit në qytetin e Detit të Zi është pjesë e turneut Blue Electric Light të këngëtarit amerikan të rock-ut. Fituesi i 4 çmimeve “Grammy” vjen..

botuar më 24-08-06 8.20.PD

Parashikimi i motit për 6 gushtin

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, kryesisht në veri të Bullgarisë me rritje të përkohshme të vranësisë. Era do të fryjë e dobët dhe do të fillojë të orientohet nga perëndimi-veriperëndim. Ditën e martë vranësira do të jetë e..

botuar më 24-08-05 7.30.MD