Kur ka detyra të rëndësishme për t'u zgjidhur, institucionet duhet të jenë bashkë, tha kryeministri Nikollaj Denkov pas takimit konsultativ të iniciuar nga presidenti Rumen Radev për rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë kombëtare. Bullgaria duhet të zgjidhë çështje të rëndësishme dhe tre institucionet kryesore - qeveria, parlamenti dhe presidenca, duhet të jenë së bashku në formulimin dhe zbatimin e vendimeve, tha Denkov.
Në takim u bë e qartë se qeveria ka përfunduar një pjesë të madhe të detyrave lidhur me problemet urgjente - krizën e emigrantëve dhe evakuimin e bullgarëve nga Izraeli. Krizat nuk filluan me atë që po ndodh në Izrael. Kemi më shumë se një vit e gjysmë kriza për shkak të luftës në Ukrainë, shtoi Denkov dhe theksoi se tashmë janë mbajtur dy mbledhje të Këshillit të Sigurimit të qeverisë, në të cilat kanë marrë pjesë përfaqësues të institucionit presidencial.Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..