Dhjetëra qytetarë u mblodhën para Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit në shenjë solidariteti me popullin palestinez. Disa prej tyre mbajnë flamuj palestinezë. Në vendngjarje ka një prani të shtuar të policisë. "Unë jam një shtetas bullgar. Unë jam këtu për të mbështetur çështjen palestineze, pasi Izraeli nuk është hera e parë që sulmon Gazën dhe ata vazhdimisht po shkatërrojnë absolutisht gjithçka. Për momentin, situata në Gazë po bëhet shumë e rrezikshme. Njerëzit kanë mbetur pa ushqim, pa ujë, pa rrymë elektrike, që për mendimin tim është çnjerëzore”, tha një pjesëmarrëse në miting.
Më herët gjatë ditës së sotme, Bashkia Metropolitane ndaloi një procesion të organizuar nga Komiteti për Mbrojtjen e Jerusalemit. Vendimi është marrë në bazë të opinioneve të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme.
Në të njëjtën kohë, në parlament, me unanimitet të plotë prej 124 votash “pro”, deputetët miratuan një deklaratë në mbështetje të Izraelit pas “sulmit terrorist mizor dhe të paprecedentë kundër qytetarëve të pafajshëm më 7 tetor”. Asambleja Kombëtare i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për solidaritet me Izraelin, duke i mbajtur përgjegjës Hamasin dhe të gjitha organizatat terroriste, për ndalimin e sulmeve me raketa dhe rrëmbimeve, dhe lirimin e menjëhershëm të civilëve të rrëmbyer.
Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..