Komisioni Evropian mbështeti tarifat e transitit të vendosura nga vendi ynë për gazin natyror rus, të cilin Serbia dhe Hungaria e marrin përmes gazsjellësit Rryma Turke që ndodhet në territorin tonë.
“Ne jemi duke i vlerësuar dhe diskutuar me autoritetet bullgare këto masa të prezantuara së fundmi. Politika e sanksioneve ndaj Rusisë u caktua, u diskutua dhe u miratua në nivel të BE-së dhe ai duhet të mbetet i bashkuar në mbështetjen e tij për Ukrainën”, tha zëdhënësi i KE, Olof Gil.
Vendimi i shtetit për vendosjen e një takse prej 20 leva për megavat orë për importin dhe transitimin e gazit rus u botua të premten e kaluar në Gazetën e Shtetit. Më pas kryeministri Nikollaj Denkov komentoi se Bullgaria ka të drejtë të vendosë tarifë dhe se në këtë mënyrë krijon konkurrencë.
Taksa e transitit për gazin rus nuk do të rrisë çmimin për konsumatorëtFederata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..