Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Universi” – një tjetër moment intim i ndarë nga Grafa

Foto: YouTube /MonteMusicLtd

Pasi, në ditën e fundit të shtatorit, Vlladi Ampov - Grafa  prezantoi një shfaqje madhështore muzikore në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski”, në tregun muzikor doli edhe kënga e tij më e re “Universi”. Videoja e këngës prezanton pamje mbresëlënëse të koncertit, të cilin e frekuentuan mbi 20 000 njerëz. Më shumë se njëzet kamera arritën të kapin përmasat e ngjarjes - skenën e madhe, skenografinë, ndriçimin, efektet dhe mbi të gjitha humorin dhe buzëqeshjet që ngjallnin te publiku interpretimet e këngëtarit Grafa.

Kënga “Universi” u përfshi në albumin e ri të Vlladi Ampov "Pylli shekullor" dhe nuk është çudi që ai është autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit. Në krijimin e tekstit lirik u përfshi edhe Georgi Kasabov - NDOE.

Frymëzimi për krijimin e këngës "Universi" ishte bashkëshortja e Grafës - Maria. Gjatë koncertit për habinë e zonjës bukuroshe, Vlladi me ndihmën e valltarëve e nxori në skenë për të prezantuar këngën. Ky moment dashurie dhe ndarjeje është pjesa më emocionuese e videos, e cila na transferon në Universin e këngëtarit Vlladi Ampov – Grafa.



Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: YouTube /MonteMusicLtd, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD