Gjatë natës retë do të çahen. Në orët e paradites në lugina do të formohen vranësira dhe do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11° dhe 16°, në Sofje rreth 12°. Ditën e premte vranësirat do të jenë kryesisht të larta, në orët e mbrëmjes në rajonet veriperëndimore do të shtohen dhe trashohen. Natën e së shtunës do të ketë reshje të dobëta shiu në disa vende. Do të fryjë erë mesatare, në veri të maleve dhe në Bullgarinë Juglindore, përkohësisht e fortë, me erë nga jug-jugperëndimi. Temperaturat e ditës do të rriten sërish dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 23° dhe 28°, në Sofje rreth 24°.
Vranësirat do të jenë të ndryshueshme në male. Në zonat më të larta do të fryjë erë mesatare e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 18°, në 2000 metra - rreth 11°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta dhe vende-vende mjegull. Në bregdetin jugor do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë 23°-25°. Temperatura e ujit të detit është 19°-21°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u riparuar dhe më pas do të vazhdojë lundrimin drejt Amerikës së Jugut – Uruguait dhe Argjentinës, me..
Qeveria do të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për të vlerësuar gatishmërinë e Bullgarisë për t'u bashkuar me eurozonën. Këtë е deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov para gazetarëve në Bruksel, të cituar nga BTA. Ai konfirmoi se..
Anija që u ndalua për incidentin me kabllon e dëmtuar në Detin Baltik u lirua. Hetimi nuk gjeti asnjë provë sabotimi. Këtë e bëri të ditur prokuroria suedeze. Pak ditë më parë, anija bullgare “Vezhen” u ndalua nga autoritetet suedeze me dyshimin për..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga..