Situata parazgjedhore ka bërë që GERB dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri /DPS/ të shpikin “lajme të rreme me manipulimet e makinerive të votimit”.Kështu u shpreh në një konferencë bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Gjen.Atanas Atanasov në lidhje me informacionin e shpallur më parë për kodin e eksportuar.
“Gjithçka nis nga ndonjë raport mitik i Agjencisë Ndërkombëtare për Sigurinë Kombëtare, i cili është firmosur nga nënkryetari i Agjencisë në fjalë. Në një situatë më të qetë pas zgjedhjeve do të duhet të vendosim përmes kontrollit parlamentar se çfarë përmban ky raport dhe pse është firmosur nga nënkryetari”, tha Atanasov. Ai deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ-ja/ duhet të vendosë nëse do të ketë apo jo votim me makinë. Sipas bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike /PP-DB/, Kirill Petkov, PP-DB nuk kanë frikë nga votimi me letër, por është e rëndësishme që bullgarët të dalin të votojnë dhe të mos i nënshtrohen manipulimeve.Presidenti bullgar Rumen Radev bisedoi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski gjatë forumit në Pallatin Blenheim në Britaninë e Madhe. Kreu i shtetit ka shprehur shpresën se Shkupi do të përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes..
Në fshatrat Krajnevo, Voden dhe Sharkovo punohet në 3 fronte. Çdo 20 minuta, ka një raport për një zjarr të ri në vend, tha ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov në një konferencë në fshatin Mamarçevo, komuna e Boljarovos. Nuk ka asnjë..
Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët me rritje të përkohshme të vranësirave në Bullgarinë Perëndimore, ku në disa zona do të ketë reshje shiu rreth mesnatës. Ditën e premte para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë..
Bullgaria i propozoi ndihmë Hungarisë për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga ndalimi i tranzitit të naftës përmes Ukrainës. Kjo bëhet e qartë..
Komisioni Evropian prezantoi raportin vjetor për sundimin e ligjit në BE. Komisioni vëren ndryshimet e miratuara në Kushtetutën e Bullgarisë...
Ditën e enjte mbi vend do të kalojë front i ftohtë me vranësira dhe reshje. Do të ketë reshje afatshkurtra, vende-vende në Bullgarinë Qendrore,..