Për maqedonasit, Bullgaria është një kërcënim dhe Serbia është një mik
48% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut besojnë se ekziston një kërcënim për vendin. 46% janë përgjigjur “jo”. 79 për qind e atyre që perceptojnë një kërcënim janë të mendimit se ai vjen nga Bullgaria, e ndjekur nga Rusia me 6.3%, Shqipëria me 2.7% dhe Serbia me 2.4%. Në pyetjen “Cili vend apo organizatë ndërkombëtare është miku më i madh”, 39,6% janë përgjigjur - Serbia, e ndjekur nga SHBA me 13,7%, Turqia me 10% dhe BE me 8,4%. Qëndrimi i BE-së ndaj Shkupit është i padrejtë, arrogant dhe shantazhues, thonë 55,8% e të anketuarve. 27.5% e të anketuarve thonë se marrëdhëniet me BE-në janë të ndershme, miqësore dhe korrekte. Për 60.8 për qind, BE-ja është alternativa më e mirë për vendin. 56% besojnë se në vend nuk ka demokraci dhe 62% se ai po shkon në drejtimin e gabuar. Anketa përfaqësuese e EUROMETAR 2023 është nga Eurotink - Qendra për Strategjitë Evropiane, raporton BGNES.
Rumania do të ndalojë mishin artificial të sintetizuar nga qelizat e kafshëve
Senati rumun - dhoma e lartë e parlamentit - miratoi një ligj që ndalon shitjen e mishit sintetik në vend. “Propozimi i deputetëve socialdemokrat synon krijimin e një kuadri ligjor për emërtimin e produkteve të mishit, prezantimin, etiketimin dhe tregtimin e produkteve të mishit, monitorimin e shëndetit të popullatës dhe informimin e saktë për konsumatorët”, thekson komisioni i specializuar parlamentar. Ndalohet shitja në tregun e brendshëm të mishit sintetik të përftuar në laborator nga qelizat shtazore. Dispozitat zbatohen edhe për produktet e kuzhinës për furnizim publik. Tregtimi i mishit sintetik do të gjobitet nga 40 000 deri në 60 000 euro. Ligji duhet të votohet edhe në Dhomën e Deputetëve – Dhoma e Ulët, raporton AGERPRES.
Turqia heq veton ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO
Presidenti turk Rexhep Erdogan dorëzoi në parlament protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Sipas procedurës, vendimi fillimisht do të shqyrtohet në Komisionin e Punëve të Jashtme. Nëse miratohet, do të hidhet për votim në Parlament. Komisioni i Punëve të Jashtme ende nuk ka caktuar mbledhje për këtë rast, por pritet që procedura të përshpejtohet. Suedia iu bashkua NATO-s së bashku me Finlandën pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022. Në samitin e NATO-s në Vilnius në korrik, Turqia ra dakord të heqë veton e saj për pranimin e Suedisë në NATO. Stokholmi premtoi të mos mbështesë organizatat që Ankaraja i konsideron terroriste dhe të punojë për integrimin evropian të Turqisë. Në të njëjtën kohë, SHBA do të heqë veton për dërgimin e avionëve F-16 në Turqi, raporton BTA.
Serbia rrit dhe ngrin deri në pranverë çmimin e karburantit blu për konsumatorët
Çmimi i gazit për konsumatorët në Serbi do të ngrihet deri në maj të vitit 2024 në nivelin e 1 nëntorit 2023, raporton “Danas”. Në rast ndryshimesh të papritura në treg, qeveria do të mbulojë diferencën për prodhuesit dhe importuesit nga buxheti kombëtar. Kjo parashikohet në Urdhëresën për masën e përkohshme për kufizimin e çmimit të gazit dhe kompensimin e diferencës në çmimin e gazit natyror të importuar ose prodhuar në Serbi, në rast të ndryshimeve të papritura në tregun e gazit natyror. Beogradi ra dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar për huadhënie. Në këmbim të parave nga fondi, autoritetet u angazhuan për të rritur çmimet e gazit me pakicë në faza deri në vitin 2025. Nga 1 nëntori rritja do të jetë 10% dhe çmimi do të arrijë në 4.18 euro për një kilovat orë.
Parashikojnë çmime ari për arin e lëngshëm të ullirit
Rendimentet e ulëta në vendet kryesore prodhuese të ullirit dhe vajit të ullirit për sezonin 2022-2023 dhe kushtet e këqija atmosferike rritën kërkesën. Kjo rriti çmimet deri në 30%. Pritshmëritë për të korrat e reja botërore janë edhe më të këqija. Në Greqi, rënia e vajit të ullirit të rafinuar për vitin 2023 është nga 350 000 në 160 000 tonë. Në Greqi dhe Turqi, eksportuesit kryesorë në Ballkan dhe furnizuesit kryesorë globalë, thatësira e pafavorshme e dimrit, e verës dhe e zjarreve rrisin ndjeshëm koston e prodhimit. Prodhuesit paralajmërojnë se vaji i ullirit, i quajtur "ari i lëngshëm", mund të dalë në të vërtetë "i artë" për konsumatorët. Vaji bruto i ullirit po ndjek çmimet prej 9.25 euro për litër në Greqi, shkruan moneyreview.gr. Në Turqi, vaji i ullirit në dyqane është tashmë 12-15 euro për litër. Për të kontrolluar çmimet, Ankaraja futi kufizime në eksportin e vajit të ullirit dhe ullinjve.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..