Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tempulli i nimfave në Perperikon është duke u studiuar

Foto: BTA

Bullgaria është ndër vendet më të pasura me monumente arkeologjike në Evropë dhe kompleksi i madh arkeologjik Perperikon në Rodopet Lindore nuk pushon kurrë së habituri studiuesit e tij. Lajmet e fundit lidhen me detajet e një tempulli të lashtë uji të zbuluar aty, ose i ashtuquajturi "nimfeu". Ky zbulim historik ofroi mundësi të reja për të kuptuar historinë e lashtë të këtij rajoni, theksoi për BNR historiani dhe arkeologu i njohur Prof. Nikollaj Ovçarov.

Studimet e studiuesit dhe ekipit të tij mbështetën hipotezën se një tempull uji ose nimfeu që daton në shekujt II-III ndodhej në lagjen jugore të Perperikonit. Ky tempull iu kushtua nimfave - shpirtrat mitologjikë të ujit që besohej se banonin në burimet dhe rezervuarët e ujit.

"Tempulli i Ujit" ishte një nga objektet e para që u shfaqej para udhëtarëve që mbërrinin në Perperikon gjatë periudhës romake (shek. II-V) - konfirmoi Prof. Nikollaj Ovçarov në një intervistë me Marija-Mira Hristova nga BNR-"Hristo Botev".

Prof. Nikollaj Ovçarov

"Pikërisht në atë kohë në Lagjen Jugore, të cilën e studiojmë prej 7 vitesh, hyhej nga një qafë mali- aty kalonte një degëzim i rrugës që lidhte Peperikonin e lashtë me Via Egnatia (rruga e famshme Konstandinopojë-Romë) që kalonte përgjatë bregut të detit Egje".

Studimi i zonës vërtetoi se lagjet e qytetit shkëmbor nuk ishin banesa të varfra - përkundrazi:

"Ka rezultuar se Lagjja Jugore, sidomos gjatë periudhës romake, fjalë për fjalë ishte e mbuluar me objekte kulti – shpjegon studiuesi. – Tempulli i Ujit i përmendur ishte një sternë e madhe ku mblidhej uji për nevojat shtëpiake të lagjes. Nga ana tjetër, megjithatë, fasada ishte bërë me kolona, ​​statuja dhe korniza. Kishte një shatërvan nga ku mund të pinin ujë udhëtarët. Duke hyrë brenda, ata priteshin nga tempuj të perëndive të ndryshme, si dhe mauzoleumet e qytetarëve më të pasur të Perperikonit, d.m.th. Lagjja Jugore rezultoi një surprizë spektakolare, sepse kjo tarracë e gjerë gjatë periudhës romake përdorej tërësisht për ndërtime kulti."

Sipas arkeologut, tempujt e ujit janë relativisht të rrallë në trojet tona dhe tradita e ndërtimit të tyre nis që në Greqinë e lashtë.

Zbulimet e Perperikonit janë rezultat i një veprimtarie sistematike për një çerek shekulli. Ekipi i prof. Nikollaj Ovçarov po e nxjerr këtë qytet nga harresa e kohës, duke e zbuluar metër për metër. "Akropoli ka përfunduar plotësisht, në Lagjen Jugore kemi bërë shumë përparim”, shpjegon historiani dhe shpjegon se puna po ecën më ngadalë për faktin se "në 2 vitet e fundit shteti hoqi dorë dhe ndaloi financimin e Perperikonit dhe 5 zona të tjera arkeologjike prioritare në vend". Tashmë Bashkia e Kërxhalit ka mbështetur arkeologët dhe pritet që pas 2-4 vitesh Bullgaria të ketë një qytet antik plotësisht të zbuluar - me Akropolin dhe Lagjen Jugore, që janë pjesët kryesore të Perperikonit.

"Për momentin po bëhet një pune e paparë. Njëkohësisht me punën arkeologjike po kryhen dy projekte evropiane - qendra e vizitorëve është pothuajse gati (një pallat prej mermeri dhe graniti në rrëzë të Përperikonit), dhe prej disa javësh është zbatuar një projekt prej 8 milionë leva në të cilin po restaurojmë 13 ndërtesa në Akropol, kishën mesjetare në rrëzë që do të mirëpresë vizitorët në Perperikon, rezervuari i sipërpërmendur me nimfeun dhe ajo që ndoshta do të jetë perla e Perperikonit - bazilika e madhe e krishtërimit të hershëm në Lagjen Jugore. Është gati 40 metra e gjatë dhe është kisha më e madhe në Rodope e zbuluar deri më tani, e cila po restaurohet dhe do të ketë kolonat origjinale, kapitelet dhe lartësinë deri në 3 metra – një monument jashtëzakonisht mbresëlënës"– tregon Prof. Ovçarov .

Prej tij mësojmë gjithashtu se çelësi i Perperikonit iu dha Papa Françeskut. Bëhet fjalë për një kopje të mrekullueshme të çelësit të argjendtë të gjetur në qytetin e lashtë të Rodopeve që kyçte arkivolin e peshkopëve. Kjo ishte pikërisht dhurata që delegacioni bullgar, i kryesuar nga kryemyftiu i myslimanëve në Bullgari, bëri gjatë pritjes së tyre zyrtare me Papën në Vatikan.

Foto: BTA

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U përmbush vullneti i fundit i Mbretit Ferdinandit - shtëpia e tij e përjetshme të jetë në Bullgari

76 vjet pas vdekjes së tij, mbreti i parë bullgar i Mbretërisë së Tretë Bullgare, Ferdinandi i Parë, u kthye në shtëpi, në Pallatin "Vrana", gjë me të cilën u përmbush vullneti i tij i fundit. Në testamentin e tij ai shkruante se dëshironte të..

botuar më 24-05-31 7.30.PD
Mbreti Ferdinand

Eshtrat mortore të mbretit Ferdinand do të transferohen në Sofje

Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..

botuar më 24-05-27 8.57.PD

Teknologjitë e reja rikrijojnë Betejën e Tutrakanit

Një objekt novator muzeal hap dyert në varrezat ushtarake pranë Tutrakanit. Memoriali "Epopeja e Tutrakanit - 1916" ndodhet në një ndërtesë të re muze të ndërtuar për këtë qëllim. Ai përfshin një sërë teknologjish të reja që zhytin vizitorin në..

botuar më 24-05-26 9.15.PD