Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 4 nëntorin

Mot dinamik me temperatura maksimale ndërmjet 12 dhe 28 gradë

Foto: arkiv

Gjatë 24 orëve në vijim, nën ndikimin e një fronti kalimtar të ftohtë atmosferik, moti do të jetë dinamik. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot me vranësira gjatë natës. Në Bullgarinë Perëndimore do të fillojnë reshje. Në rajonet lindore dhe paraballkanike do të vazhdojë të fryjë erë e fortë jugore dhe atje temperaturat minimale do të jenë të larta deri në 18°-20° dhe në pjesën tjetër të vendit nga 10° deri në 15° , në Sofje rreth 10°.

Të nesërmen, më 4 nëntor, do të vazhdojë të fryjë erë e fortë jug-jugperëndimore në gjysmën lindore të vendit, ndërsa në pjesën tjetër të vendit era do të riorientohet përkohësisht nga veriperëndimi dhe temperaturat do të pësojnë rënie. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu, vende-vende të konsiderueshme, me bubullima dhe me breshër. Para mesditës do të ketë vranësira të shpërndara mbi Bullgarinë Lindore, e cila pas mesditës do të trashet dhe vende-vende do të ketë edhe reshje. Temperaturat maksimale do të jenë në interval të gjerë: nga 12-13° në rajonet perëndimore deri në 26°-28° në rajonet e Bullgarisë Lindore. Në mbrëmje nga jugperëndimi reshjet do të fillojnë të ndalen dhe vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, më së voni natën e së dielës në Bullgarinë Verilindore.

Në zonat malore do të mbajë vranësira, me reshje, vende-vende të konsiderueshme, me shtrëngata; mbi 2500 metra do të bjerë borë. Do të fryjë erë e stuhishme jugperëndimore e cila pas mesditës do të zhvendoset përkohësisht nga perëndimi-veriperëndim në zonat e ulëta. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash është rreth 12°, në 2000 metra - rreth 7°.

Përgjatë Detit të Zi në pjesën më të madhe të ditës do të fryjë erë e fortë jug-jugperëndimore, e cila në mbrëmje do të zhvendoset përkohësisht nga perëndimi-veriperëndim. Vranësirat do të jenë të thyera, pas mesditës do të trashen dhe do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 25°-28°. Temperatura e ujit të detit është 17°-19°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD

Shanset për zgjedhjen e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor janë minimale

Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..

rinovuar më 24-11-27 12.19.MD