“Mënyra e zhvillimit të raundit të parë të zgjedhjeve për këshilltarë bashkiakë dhe kryetarë bashkie nxori edhe një herë disa probleme, duke vënë në pikëpyetje drejtësinë e procesit zgjedhor”, thekson “Transparenca pa Kufij”. Shoqata tregon për një sërë praktikash vicioze, si turizmi elektoral, blerja e votave dhe votimi i kontrolluar, ngatërrimi i fletëvotimeve dhe një mënyrë e diskutueshme e hartimit të protokolleve me rezultatet nga anëtarët e Komisionit Seksional Zgjedhor.
Në prag të raundit të dytë, “Transparenca pa Kufij” u bën thirrje institucioneve, partive dhe kandidatëve për kryetar bashkie që të parandalojnë shkeljet zgjedhore. KQZ-ja duhet të sigurojë shikueshmëri gjatë numërimit të votave dhe Ministria e Brendshme të marrë masa aktive kundër votës së blerë dhe të kontrolluar, duke përfshirë edhe rotacionin e punonjësve të saj nga drejtoritë e tjera rajonale, janë disa nga rekomandimet e shoqatës.
“Transparenca pa Kufij” rekomandon gjithashtu ngritjen e qendrave rajonale të numërimit për të kufizuar manipulimet dhe gabimet në numërimin e votave dhe plotësimin e protokolleve.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..