“Mënyra e zhvillimit të raundit të parë të zgjedhjeve për këshilltarë bashkiakë dhe kryetarë bashkie nxori edhe një herë disa probleme, duke vënë në pikëpyetje drejtësinë e procesit zgjedhor”, thekson “Transparenca pa Kufij”. Shoqata tregon për një sërë praktikash vicioze, si turizmi elektoral, blerja e votave dhe votimi i kontrolluar, ngatërrimi i fletëvotimeve dhe një mënyrë e diskutueshme e hartimit të protokolleve me rezultatet nga anëtarët e Komisionit Seksional Zgjedhor.
Në prag të raundit të dytë, “Transparenca pa Kufij” u bën thirrje institucioneve, partive dhe kandidatëve për kryetar bashkie që të parandalojnë shkeljet zgjedhore. KQZ-ja duhet të sigurojë shikueshmëri gjatë numërimit të votave dhe Ministria e Brendshme të marrë masa aktive kundër votës së blerë dhe të kontrolluar, duke përfshirë edhe rotacionin e punonjësve të saj nga drejtoritë e tjera rajonale, janë disa nga rekomandimet e shoqatës.
“Transparenca pa Kufij” rekomandon gjithashtu ngritjen e qendrave rajonale të numërimit për të kufizuar manipulimet dhe gabimet në numërimin e votave dhe plotësimin e protokolleve.Në Këshillin Evropian, Bullgaria do të insistojë që në miratimin e Konkluzioneve të takimit të përfshihet teksti për Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev përfaqëson vendin..
Mbi 30 shkencëtarë nga 12 vende po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar cirilik “Alfabeti, gjuha, identiteti”. Ai filloi në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje më 27 qershor me iniciativën e nënpresidentes Ilijana Jotova dhe me mbështetjen e..
Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar mori pjesë në një operacion ndërkombëtar të drejtuar nga autoritetet franceze, ku u bllokua një faqe e cilësuar si kanal komunikimi i grupeve të organizuara kriminale, njoftoi..
Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë..