Majat malore Musalla në Rilla, Botev dhe Murgash në Stara Pllanina dhe Çerni Vrëh në Vitosha tashmë kanë mbulesë dëbore, njoftoi Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.Në përgjithësi, kushtet për turizmin në male janë të këqija, sipas Shërbimit të Shpëtimit Malor të Kryqit të Kuq Bullgar.“Është dimër në Vitosha, po shijojmë bukurinë e malit dimëror, por kushtet janë specifike” – me këto fjalë Shërbimi i Shpëtimit Malor i Sofjes iu drejtua turistëve duke i paralajmëruar se rrugët janë shumë të akullta.Ekipet e shpëtimit në kushte dimërore paralajmërojnë se po hyjmë në një stinë në të cilën as një makinë dëbore dhe as një xhip nuk mund të arrijnë lehtësisht te viktimat.“Të mos flasim për helikopterët, sepse gjatë dimrit moti është me shi dhe mjegull.Me fjalë të tjera, kujdes!”, përfundojnë ata.Ekipet e shpëtimit kujtojnë gjithashtu se turistët duhet të kenë sigurim malor.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..