Ministri i Jashtëm grek shkon në Gaza, këmbëngul për korridor humanitar
Ministri i Jashtëm grek, Georgios Gerapetritis, bëri një vizitë të jashtëzakonshme në Gaza për të siguruar një korridor humanitar. Ai foli me lidershipin palestinez në kryeqytetin e autonomisë Palestineze, Ramallah. Në takim u diskutua për procesin e negociatave me Izraelin. Ministri i Jashtëm grek ka theksuar se ruajtja e jetëve të qytetarëve në Gaza është e një rëndësie të madhe dhe sigurimi i një korridori humanitar është i rëndësishëm.
Kisha greke ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar të plagosurit në konflikt, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Athinë, Katja Peeva. Në kryeqytetin grek, diplomatët palestinezë u takuan me kryepeshkopin e Greqisë, Hieronymus. Kreu i kishës greke ka shprehur shqetësimin për viktimat dhe civilët e plagosur në Gaza. Palestinezët kanë falënderuar për ndihmën e dhënë qytetarëve që ndodhen në kishat dhe manastiret greke.
Në Rumani fillon trajnimi i pilotëve ukrainas për avionët luftarakë F-16
Një Qendër Evropiane e Trajnimit F-16 (QET) e mbështetur nga NATO u hap në bazën ajrore Borca të Rumanisë pranë qytetit Fetest, 150 kilometra në lindje të kryeqytetit Bukuresht. Pilotët rumunë dhe ukrainas do të trajnohen atje, njoftuan ministri rumun i mbrojtjes Angel Talvar dhe homologu i tij holandez Kajsa Ollongren, të cituar nga BTA. Kompania amerikane Lockheed Martin po siguron instruktorët dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe Holanda do të sigurojë nga 12 deri në 18 avionë F-16 për programin e trajnimit, i cili pritet të zgjasë të paktën 6 muaj. Vetë Rumania aktualisht ka 17 avionë luftarakë të përdorur F-16, të cilët i bleu nga Portugalia. Ajo ka blerë gjithashtu 32 F-16 të përdorura nga Norvegjia, tetë prej të cilëve pritet të dorëzohen këtë vit. Ardhja e F-16-ve të parë në Ukrainë pritet nga pranvera e vitit 2024.
Ministri kroat i Mbrojtjes Mario Banozic është shkarkuar nga posti i tij pasi shkaktoi një aksident ku humbi jetën një person. Ai parakaloi një kamion me makinën e tij personale. Ministri 44-vjeçar është përplasur me një furgon që ishte duke ardhur në korsinë e kundërt, drejtuesi i të cilit ka humbur jetën. Pas incidentit, Banozic, i cili u shtrua në spital me lëndime dhe nuk e mban mend incidentin, u shkarkua nga posti i tij nga kryeministri Andrej Plenkoviq. Vendin e Banozic me miratim nga Parlamenti e zuri Ivan Anusic, një veteran i Luftës së Pavarësisë. Me marrjen e detyrës, ministri i ri premtoi se gjatë 5-6 muajve të mbetur të mandatit, ai do t'i kushtonte përpjekjet e tij "për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë kroate, një simbol i forcës dhe krenarisë së popullit kroat".
Beograd: Rruga drejt Ballkanit të Hapur kalon edhe përmes verës
Filloi Panairi i Dytë Ndërkombëtar i Verës Wine Vision of the Open në kryeqytetin serb, Beograd. Veprimtaria zhvillohet nga data 16 deri më 19 nëntor nën kujdesin e qeverive të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si pjesë e nismës "Ballkani i Hapur" me pjesëmarrjen e mbi 600 ekspozuesve nga 30 vende. Ekspozuesit më të shumtë janë nga vendet anëtare të “Ballkanit të Hapur”. 260 janë nga Serbia, 74 nga Maqedonia e Veriut dhe 21 nga Shqipëria, raporton BTA. Në hapje, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u mburr se ka 467 kantina të vogla në Serbi, një numër që është dhjetëfishuar brenda një periudhë 5-vjeçare.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Foto: BGNES, EPA/BGNESPërktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..